Mar. Nën 26th, 2024

Në dy muajt e parë të 2024-ës, mbi 600 gra denoncuan dhunën në Shqipëri

Në Shqipëri, 629 vajza dhe gra denoncuan dhunën në polici vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024.

Këto shifra mendohen të jenë edhe më të larta, raporton tvklan.

Ministri i Brendshëm i vendit, Taulant Balla u bëri apel të gjitha grave të denoncojnë dhunën.

“Të vëmë në dispozicion apartamente të cilat kemi konfiskuar dhe vazhdojmë të konfiskojmë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni për t’i vënë në dispozicion të vajzave dhe grave të dhunuara”, tha Balla.

Deklaratat u bënë në një ceremoninë e ngritjes së Observatorit për Femicidet pranë Avokatit të Popullit.

“Gjatë viti 2023 përsëri 12 gra dhe vajza humbën jetën dhe kishim dhe 5 vrasje që mbetën në tentativë”, tha Ballanca.

Me rastin e 8 Marsit, dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një aktivitet në kryeqytet ku fokusi ishte tek gratë sipërmarrëse zejtare.

“Duhet të kuptojmë që është shumë e rëndësishme sepse nuk është një zanat apo mjeshtëri që do të jepte të njëjtat rezultate nëse ju do të lëviznit nga Shqipëria”, tha ministri Gonxhe.

Duke shprehur mbështetjen e plotë të institucionit që ai drejton, Gonxhe premtoi se mbështetja financiare për këtë kategori nuk do të mungojë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *