Die. Nën 24th, 2024

Në Jarinje nuk qarkullojnë kamionët me mallra, shkak problemet e sistemit të doganës nga pala serbe

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka bërë të ditur se sot nga ora 16:15 nuk është duke pasë qarkullim të kamionëve me mallra në pikën kufitare në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë pasi pala serbe ka deklaruar se kanë probleme me sistemin e doganës.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *