Sot ka filluar viti i ri shkollor. E pesë shkolla të kryeqytetit nga ky shtator fillojnë mësimin tërëditor. Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës Jehona Lushaku- Sadriu, kanë vizituar shkollën model “Qamil Batalli”, për të parë nga afër fillimin e procesit mësimor tërëditor.
Programi i mësimit tërëditor në shkollat e kryeqytetit, synon të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Shkollat të cilat nga ky shtator po fillojnë më mësimin tërëditor, janë të pajisura dhe me kuzhina, për të ofruar nga një shujtë për nxënësit e këtyre shkollave. Shujta këto të cilat do të përgatiten çdo ditë nga Kuzhina qëndrore e kryeqytetit.
Ndryshe, shkollat e kryeqytetit të cilat do të fillojnë mësimin tërëditor janë “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, shkolla “Model”, shkolla “E Gjelbër” dhe ajo “Nazim Gafurri”