Mër. Jan 15th, 2025

Në prag të zgjedhjeve, një delegacion i PACE vjen në Kosovë

Një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i udhëhequr nga Petra Bayr, do të bëjë një vizitë parazgjedhore në Kosovë më 16-17 janar për të vlerësuar fushatën zgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Siç njofton Këshilli i Evropës (KiE), në Prishtinë, delegacioni do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe me krerët dhe përfaqësuesit e grupeve kryesore politike të Kuvendit.

“Janë paraparë takime edhe me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në PACE, me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me kryevëzhuesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe me anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të bashkësisë diplomatike, shoqërinë civile dhe mediat”, u tha në njoftimin e KiE-së.

Delegacioni pritet të lëshojë një deklaratë në fund të vizitës.

Ndërkaq, një delegacion i plotë prej 20 anëtarësh do të udhëtojë në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *