Sulmi me 15 kilogramë eksplozivë në kanalin e ujësjellësit të “Ibër Lepencit” të premten mbrëma shokoi opinionin.
Mijëra shtëpi në disa komuna të Kosovës mbeten pa furnizim me ujë, teksa u rrezikua edhe rrjeti energjetik, shkruan IndeksOnline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i organeve hetuese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer disa bastisje në orët që lëmë pas.
Tetë persona në veri u arrestuan nën dyshimin se janë të implikuar me rastin.
Vetëm një prej tyre u soll sot përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku edhe pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit, që zakonisht është 30 ditë.
Kujtojmë se sulmin në kanalin ujor, krerët e shtetit e kanë quajtur “sulm terrorist të orkestruar nga Serbia”, teksa partnerët ndërkombëtarë të shtetit, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia, e kanë dënuar sulmin. Sulmi është dënuar edhe nga KFOR-i dhe BE-ja