Hën. Nën 25th, 2024

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatën Kushtetuese, nuk mund ta dërgojë, nuk guxon. S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën”, ka thënë Haziri.

Ish-kryetari i Gjilanit, u shpreh në një konferencë për media të cilën e mbajti në zyra të LDK-së në qytetin të cilin Haziri dikur e udhëhiqte.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *