Mër. Sht 25th, 2024

Nënshkruhet kontrata per rinovimin e Objektit të Mjekësisë Ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej 814 mijë e 229 euro e 72 centë. Ky objekt ishte përfshirë dy herë nga zjarri gjatë vitit të kaluar.

Haxhiu ka thënë se ky investim do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët.

Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet”, ka shkruar Haxhiu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *