Pre. Nën 22nd, 2024

Nënshkruhet marrëveshja, 10 bursa për vajzat që ndjekin studimet në Inxhiniere Elektrike dhe Kompjuterike

Në përkrahje të talenteve vajza në fushën e inxhinierisë elekrike dhe kompjuterike KOSTT ndërmori edhe një hap të rëndësishëm në përpjekje për të ngritur edhe më tutje kapacitetet e studenteve që zgjedhin të studiojnë në këto fusha të specializuara.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Z. Evetar Zeqiri, Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Prof.Asoc. Dr. Isak Shabani, dhe Ëomen in Energy and Mining “Gratë në Energji dhe Miniera” (ËEM) – znj. Shqipe Neziri Vela, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për ndarjen e 10 bursave vjetore për vajzat të cilat ndjekin studimet në fushat e ndryshme të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Komjuterike.

“Po e përmbyllim këtë vit duke shënuar edhe një hap drejt angazhimit të KOSTT në avancimin e diversitetit dhe rritjen e rolit të grave në sektorin e energjisë. Përmes kësaj iniciative me ndarjen e 10 bursave vjetore ekskluzivisht për studente vajza të FIEK, mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë në përmirësimin dhe ngritjen e përqindjes së pjesmarrjes së grave në profesionet inxhinierike në përmbushje të Strategjisë Kombëtare të Energjisë” tha z. Zeqiri.

Përveç bursave memorandumi gjithashtu përfshin edhe një program mentorimi nga profesionistet e fushës së energjisë për bursistet e përzgjedhura. Kjo mundëson një bashkëveprim të ngushtë dhe të ngjeshur midis studenteve dhe mentorit, duke ofruar një perspektivë të pasur dhe praktikë në fushën e inxhinierisë elektrike.

KOSTT mbetet i përkushtuar të mbështes sektorin energjetik duke i mbështetur gjeneratat e ardhshme të cilat do të kontribuojnë në një të ardhme më të mirë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *