Enj. Jan 30th, 2025

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Danimarkë, mbi 4 milionë euro ndahen për energjinë e pastër

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se janë ndarë 4 milionë euro për energjinë e pastër në Kosovë, mbështetur nga marrëveshja e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Danimarkës.

Kjo marrëveshje mundëson:

Mbështetje për mbi 200 familje në nevojë me masa të efiçiencës së energjisë;

Mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), gratë ndërmarrëse dhe inovacionin;

Mbështetje institucionale për një tranzicion të drejtë energjetik.

Ministrja Rizvanolli, ka falënderuar Qeverinë daneze, United Nations Development Programme (UNDP) dhe të gjithë partnerët e përfshirë në këtë projekt të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve, ekonominë dhe mjedisin e vendit tonë.

Programi do të fillojë implementimin nga data 1 shkurt 2025.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *