Pre. Pri 18th, 2025

Nesër bëhet regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së e LDK-së

Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare filloi sot në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së re.

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar deputetët e Levizjes Vetëvendosje.

Ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të regjistrohen deputetët e rijnë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq, të hënën deputetët e koalicionit AAK-Nisma dhe ata nga radhët e pakicave.

Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *