Sht. Nën 16th, 2024

Nesër mbahet seanca e radhës e Kuvendit, në rend dite 10 pika

Nesër nga ora 10:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe

plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e

vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e

Shtetit,

5. Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë

së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

6. Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i

sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të

financuara nga Donatorët për vitin 2021”,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së

kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator sistemi,

transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe Frankfurt am Main (KFW),

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së

kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për

rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin

e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,

10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy

vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *