Sht. Nën 23rd, 2024

Nesër mblidhet kabineti qeveritar, këto janë 10 pikat e rendit të ditës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur mbledhjen e kabinetit qeveritar për të mërkurën.

Mbledhja e cila do të nis në orën 10:00 ka 10 pika të rendit të ditës kur do të shqyrtohen disa propozim vendime.

IndeksOnline ka siguruar rendin e ditës ku në pikën 8 do të bëhët edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe 4. të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023 (MFPT).

RENDI I DITËS:

1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja 178 dhe Ekstraktit të Procesverbalit nga mbledhja e 177 dhe elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh. A. (ZKM)

3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve tëKompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica, Sh. A. (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenitpër shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Objekti i ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” Prizren, e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit “Krijimi hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve (MMPHI)

5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” (MMPHI)

6. Shqyrtimi i Kërkesës për ndarjen e mjeteve buxhetore për strehimoret dhe organizatat jo qeveritare të licencuara të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familijare (MFPT)

7.Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për bartjen e mjetevetë pa shpenzuara nga viti 2023 në vitin 2024 të fondeve nga nën programi “Kontigjenca për Energii” (MFPT)

8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe4. të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023 (MFPT)

9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë (MM)

10. Të ndryshme

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *