Kryesia e Kuvendit, ka njoftuar se seanca e radhës plenare e Kuvendit pritet të mbahet ditën e enjte duke filluar nga ora 10:00.
Në këtë seancë do të diskutohet për pikat e papërfunduara të seancave të kaluara duke përfshirë votimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Projektligjit për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave etj.
Po ashtu në këtë seancë do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor të përformancës dhe financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit si dhe raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021.