Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kishte marrë një aksion mëngjesin e 14 marsit duke i vënë në pranga thuajse gjithë stacionin e policisë kufitare në Gjakovë.
Indeksonline ishte në vendin e ngjarjes dhe e kishte përcjellur këtë aksion.
48 zyrtarë policorë u arrestuan me dyshimet për korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga 48 zyrtarët policorë të arrestuar, tashmë janë liruar gjysma e tyre, pra 24 sosh.
Operacioni me emrin “Pika” ishte përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Dogana e Kosovës.
Zyrtarët e arrestuar dyshohej se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave./Indeksonline/