Vullnetarët e rinj që do të jenë pjesë e misionit të Korpusit të Paqes në Kosovë, sot janë betuar në detyrën e tyre.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Hovenier u shpreh i lumtur që po mirëpret këta të rinj në Kosovë, duke thënë se mezi pret të shohë angazhimin e tyre, shkruan IndeksOnline.
“Ne mezi presim të shohim ndikimin e tyre ndërsa ata janë partnerë me shkollat, organizatat joqeveritare dhe zyrtarët komunalë anembanë Kosovës” shkroi Hovenier.
Honored to swear in the Peace Corps Response Volunteers and welcome them to Kosovo. We look forward to seeing their impact as they partner with schools, non-governmental organizations, and municipal officials across . pic.twitter.com/X3cWGKIwXf
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 1, 2024