Zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, i kanë reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ky i fundit, dje ka thënë se asnjë kryeministër nuk mund të rrezikojë partneritetin me Amerikën.
Por, Avni Zogiani, zyrtar në VV, i është kundërpërgjigjur shkurt ish-kryeministrit.
“Ramushi është i fortë, i pakompromis, i qëndrueshëm, derisa t’i ofrohet pushteti!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.
Haradinaj dje ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të përgënjeshtrojë deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu se marrëveshja e nënshkruar në Washington juridikisht është e pavlerë.
“Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.