Hën. Nën 25th, 2024

NGJARJE DITE, E DIEL 07.03.2021

Prekaz, ndizet flakadani për Natën e Zjarreve

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përmbyllet me manifestimin Nata e Zjarreve.
Disa prej ish-ushtarëve të UÇK-së e kanë ndezur flakadanin pranë Kullës së Qëndresës.
Kujtojmë se ky është përvjetori 23-të i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe Nata e Zjarreve është bërë rit tradicional.
Liderë e përfaqësueses të shumtë politikë kanë vizituar Prekazin për t’i nderuar të rënët për lirinë e Kosovës….

Manipulim i votave/Analisti: “AAK-ja duhet ta shkarkoj znj.Haradinaj-Stublla nga të gjitha detyrat e besuara”

Pas akuzave për manipulim votash brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar shkarkimi i ministres së Jashtme në detyrë Meliza Haradinaj-Stublla. Kjo e fundit është akuzuar nga dy kandidate të AAK-së, për vjedhje votash.
Shkarkimin e saj e ka kërkuar Naim Murseli, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
“Kryeministri në detyrë Hoti, duhet me efekt të menjëhershëm, të shkarkojë Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është përsëri në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe për manipulim të votave në QNR. Akuzat brenda AAK-së janë të rënda dhe kjo për faktin së provat flasin kundër saj. Drejtësia të funksionon edhe kur bëhet fjalë për një ministre!”, ka thënë Murseli.
Lidhur me këtë analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këto akuza janë vetëm vazhdimësi e asaj që ka vazhduar vite me radhë. Haradinaj-Stublla ka pasur akuza edhe në qeverinë e kaluar për shpenzimet e mëdha, madje edhe për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
“Akuzat lidhur me znj. Haradinaj janë vetëm një vazhdimësi e asaj që ka vazhduar vite me radhë, sepse në kohë zgjedhje të gjitha partitë që ishin në pushtet kanë blerë vota në një mënyrë apo tjetër. Znj. Haradinaj ka pasur disa akuza edhe në qeverinë e kaluara, për shpenzimet e mëdha që bënte pa i dhënë llogari askujt, duke e keqëperdor taksën e qytetarëve dhe duke u fshehur pas ish-kreut të qeveris. Znj. Meliza Haradinaj Stublla në mandatin e fundit ka pasur shumë akuza lidhur me keqpërdorim e detyrës zyrtare, duke i punësuar militant partiak nëpër Konsullata pa ndonjë kriter, duke i avansuar dhe ngritur nëpër pozita pa u konsulluar me ligjin apo rregulloren që shërben për MPJ”, është deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.
Për Krasniqin, e gjitha kjo lë të kuptohet se sa të pangopshëm janë për pushtet duke blerë dhe vjedhur vota.
Ai thotë se AAK-ja duhet ta shkarkoj nga detyrat që i janë besuar, madje shkarkim i pa kompromis duke i vetëdisuar edhe të tjerët.
“Afera e fundit e znj.Haradinaj, jepë të kuptohet se sa të pa ngopshëm janë për pushtetë duke blerë dhe manipuluar apo edhe vjedhur vota brenda partisë në të cilën janë pjesë e sajë. AAK-ja duhet të ndërmarr masa ndaj saj, dhe ta shkarkoj nga detyrat që i janë besuar, pasi që ardhja e sajë në Aleancë u konsiderua si reform dhe ajo jo që solli një frymë të re, diçka në parti vetëm që e njollosi partin me veprimet e saj. Pra, shkarkimi i znj. Haradinaj duhet të jetë i pa kompromis duke i vetëdisuar edhe të tjerët”, përfundoi ai…..

9 të vdekur vdekur nga Covid, 548 raste të reja dhe 301 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
301 TË SHËRUAR DHE 548 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (84, 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (67, 70 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Istog 1 rast (69 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 73.048 raste nga 329.900 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.649 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.413.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 250 raste, Pejë 34 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjakovë 29 raste, Gjilan 22 raste, Lipjan 20 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Vushtrri 16 raste, Ferizaj 15 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Kamenicë 11 raste, Podujevë 11 raste, Deçan 8 raste, Klinë 8 raste, Prizren 8 raste, Rahovec 8 raste, Skenderaj 8 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Malishevë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Në Ditën e Gruas, kryeministri Hoti nënshkruan marrëveshje më përfitueset e bizneseve të vogla

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, të hënën do të nënshkruaj marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.
Kjo është bërë e ditur nga njoftimi i Zyrës së Kryeministrit.
Dhe, do të bëhet pikërisht në ditën e Gruar, 8 Marsin.
“Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë”, thuhet në njoftim…

Albin Kurti pas takimit me Vjosa Osmanin, jep detajet e fundit për krijimin e qeverisë së re

Shefi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por kjo varet edhe nga aspekti procedurial.
Këtë Kurti e ka thënë pas takimit që ka pasur mëngjesin e sotëm me Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcën, Donika Gërvallën e Saranda Bogujevcin.
“Sot u takuam (në këtë lokal) mëqenëse është e diel dhe në Kuvend të Kosovës nuk deshëm që t’i nxjerrim jashtë orarit kamarierët. Biseduam për procesin zgjedhor, biseduam për orarin drejt konstituimit të institucioneve. Ishim bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe tashmë, deputeten e ardhshme, Donika Gërvalla dhe ishte një takim i këndshëm, i së dielës paradite. Urime Dita e Mësuesit”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka thënë se gjithçka rreth konstituimit të institucioneve do të shkojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Gjithçka do të shkojë, sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedurial”, ka deklaruar kreu i VV’së.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, bashkë me iniciativën e Vjosa Osmanit, kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.
VV ka marrë 49.95 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës…

..

Moti
Gjatë dites se hene parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 12 gradë celcius . Ne mbremje parashihen zhvillime te vranesirave dhe mundesi per te reshura te shiut dhe te reshurav te dobeta te bores. Ndersa ne Tirane parashihet Mot pjeserisht me diell por gjate dites me zhvillim e vranesirave dhe mundesi per te reshura te shiut, temperatura do te levizin nga 6 deri në 17 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 73.048 , Të shëruar: 61986 ,të vdekur:1649
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *