Seanca konstituive e Kuvendit nesër në orën 10:00, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës njofton për seancën e nesërme konstituive, duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftimin dërguar mediave, është bërë i qartë edhe rendi i ditës.
“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.
“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet:
· Ueb faqes së Kuvendit,
· Kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe
· RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi.
Nxehet situata në LDK: Driton Selmanaj i kundërpërgjigjet Anton Qunit
Nuk kanë të ndalur përplasjet në distancë mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, orë më parë i është përgjigjur deputetit të kësaj partie, Driton Selmanaj, i cili sot ka kritikuar liderin e partisë, Lumir Abdixhikun.
Quni shkroi në Facebook se Abdixhiku ishte i fundit nga liderët e partive që takoi Vjosa Osmanin dhe se këtu nuk kishte as “turr” as “vrap”, ndërsa paralajmëroi rikthimin e madh të LDK-së.
E, pas këtij shkrimi të Qunit, është kundërpërgjigjur Selmanaj edhe njëherë përmes profilit të tij në Facebook.
Selmanaj ka thënë se është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”.
“Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”, ka shkruar mes tjerash Selmanaj.
Ja shkrimi i tij:
Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së.
Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.
Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.
Kjo kohë ka kaluar!…
#LDK.
Melihate Tërmkolli: U realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë!
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka treguar se në dorë të kujt ka rënë Lidhja Demokratike e Kosovës.
“E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë”, ka thënë ajo.
Tërmkolli në postimin e tij në Facebookka përmendur “klanet” të cilat e kanë udhëhequr Lidhjen Demokratike e Kosovës, pas shkuarjes në amshim të presidentit historik Ibrahim Rugovës.
Po ashtu, Tërmkolli ka potencuar se realizua pikë për pikë plani e projekti i Akademisë së Serbisë.
Postimi i plotë:
E djathta kombëtare në Kosovë si formacion politik edhe formalisht ka ra me rënien e LDK-së në duar të “Soros-istëve”, “Ora-istëve” “Riinvest-ëve” dhe pakurrizorëve tjerë që e quanin veten rugovistë. Në një Kosovë me shumicë djathtiste!
Bravo Fatmir Sejdiu e Nexhat Daci!
Bravo Sabri Hamiti e Isa Mustafa & Co!
Bravo Vjosa Osmani & Co!..
8 të vdekur vdekur nga Covid, 793 raste të reja dhe 352 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
352 TË SHËRUAR DHE 793 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!
Reshjet e borës – Ministria e Infrastrukturës del me njoftim për qytetarët
Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të kësaj ministrie janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.
Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat, dhe me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës, thuhet në një komunikatë për media.
Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.
Ministria e Infrastrukturës përkujton se nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve lokale, te të cilat mund të intervenohet vetëm pas kërkesës së komunave…
Moti
Gjatë dites se hene parashikohet mot i vranet me reshje bore, temperaturat do të lëvizin nga minus 6 deri në minus 1 gradë celcius .Ndersa Ne Tirane mot i vranet dhe me shi, temperaturat do te levizin nga 1 deri në 9 gradë celcius .
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 82185 , Të shëruar: 68083 ,të vdekur: 1760