Hën. Nën 25th, 2024

NGJARJE DITE, E HENE 15.03.2021

Anëtari i VV-së paralajmëron opozitën: Nëse Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente, shkojmë prapë në zgjedhje

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka reaguar pas takimeve të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me kryetarët e partive opozitare, Enver Hoxhaj (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK).
Loshi tha se VV nuk ka nevojë të bisedojë me asnjë parti opozitare për postin e presidentit, pasi populli e ka zgjedh Vjosa Osmanin presidente.
Madje, ai befasoi duke thënë se nëse nuk zgjidhet presidenti në Kuvend, vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Presidenten e ka zgjedh populli. Prandaj, Vetëvendosje s’ka nevojë me fol me kurrkënd tjetër. Mbahet seanca dhe votohet Vjosa Osmani për presidente. Nuk zgjidhet presidentja, shkojmë prapë në zgjedhje” shkroi Loshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Presidenten e ka zgjedh populli. Prandaj Vetëvendosje s’ka nevojë me fol me kurrkënd tjetër. Mbahet seanca dhe votohet Vjosa Osmani për presidente. Nuk zgjidhet presidentja, shkojmë prapë në zgjedhje. Kur populli e thotë fjalën e vet qartë, siç e ka thënë kësaj radhe, aty më s’ka nevojë për konsensus të ri. Konsensusi duhet të jetë i vetëkuptuar.
Pse me i dhanë opozitës rëndësinë që nuk e ka? Nuk ka nevojë me u taku hiç me Enver Hoxhajn, me Lumir Abdixhikun, as me Ramush Haradinajn. Bash sa ka nevojë me u taku me Fatmir Limajn a me Behgjet Pacollin..

Ambasadorja e Kosovës ne Izrael, Ines Demiri: Hapja e ambasadës sonë në Jerusalem, akt historik

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka njoftuar dje se është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem. Ambasadorja Ines Demiri, është shprehur e gëzuar Le Canton27.ch me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Kosovës. Demiri tha se “është nderi më i madh i jetës sime t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”.
Se si e ka pritur hapjen zyrtare të ambasadës së Kosovës dje në Jerusalem të Izraelit dhe çfarë do të thotë kjo për Kosovën dhe shqiptarët, ambasadorja Ines Demiri është përgjigjur se “Njohja e vendit tonë nga Izraeli ka hapur një horizont të ri për Republikën e Kosovës dhe është një veprim i rëndësishëm, madje historik për perspektivën e vendit tonë që vazhdon konsolidimet e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra, edhe hapja e ambasadës së Republikës së Kosovës sot në Izrael është një lajm padyshim shumë i mirë, madje që mund të themi se është ky lajmi më i mirë për këtë vit, që do të thosha një dëshmi e marrëdhënieve dhe miqësie së mirë dhe kahershme mes dy popujve të lashtë, shqiptarëve dhe hebrejve. Për mua personalisht, për karrierën time është një nder i madh historik si ambasadore e parë e një vendi mik. Jam e privilegjuar dhe natyrisht krenare!..”
Ndryshe, Le Canton27.ch ka mësuar se sot në ambasadën e Kosovës në Jerusalem do të mbahet një ceremoni, pritje kjo e 20 personash (për shkak të pandemisë) me rastin e hapjes së ambasadës ku do të marrin pjesë autoritetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit për të uruar ambasadoren e re znj.Demiri dhe për të nisur bashkëpunimin. Kurse mysafireve në këtë ceremoni, ditë feste, do t’ju drejtohet me një fjalim ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, znj.Ines Demiri.
Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka pasur jehonë të madhe, pos ne mediat shqiptare edhe në ne ato izraelite dhe botërore. Kështu gazeta e njohur izraelite sikur “The Jerusalem Post” ashtu edhe Ynet.co.il japin lajmin e parë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem me shkrimin e titulluar: Ambasada e tretë në Jerusalem: Kosova përuron ambasadën e parë në Izrael e cila në vazhdim ka shkruar se «Shteti mysliman, i cili vendosi marrëdhënie me Izraelin përmes zoom, hapi dyert e misionit të parë në vend – pasi bisedimet filluan pas një marrëveshje ekonomike me Serbinë.
Ines Demiri ka karrierë dhe përvojë të mirë diplomatike në Evropë dhe SHBA. Ajo sa ka përfunduar mandantin (2016-2021) në konsullatën e Kosovës në New York.
Për fund do shtuar se ambasadorja Ines Demiri është nga Prizeni, nënë e dy fëmijëve. Studimet dhe fakultetin e gjuhës angleze dhe master për marrëdhënie ndërkombëtare për diplomaci ka mbaruar ne Turqi, Izrael dhe Paris.!.

Ramush Haradinaj e pranon që nuk e ka shumicën, heq dorë nga posti i presidentit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hequr dorë nga ambicia për të parin e shtetit. Pas takimit me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin, lideri i AAK-së tha është në përgjegjësinë e tyre për ta gjetur formulën e zgjedhjes së presidentit, pasi ai nuk e përkrah koncetrimin, siç tha të gjithë pushtetin në dorën e Kurtin.Para gazetarëve, Haradinaj theksoi edhe se kërcënimi me zgjedhje të reja, në rast të moszgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente, nuk është në favor të askujt.
Haradinaj: Detyra jonë nuk është me përkrah koncentrimin e gjitha pushteteve në dorën e Kurtit
“Fituesit e zgjedhjeve të gjejnë formulën me krijuar qeverinë. Shumicën për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, Në këtë rast si AAK nuk e kemi këtë mundësi me krijuar këtë shumicë me dy të tretat në parlament. Ajo çka na mbetet është një rol opozitar në shërbim të vendit…detyra jonë nuk është me përkrah koncetrimin e pushteteve në një dorë. Pra zotëri Kurtin. Populli ia ka dhënë votën, shumicën për krijimin e qeverisë, nuk ia ka dhënë dy të tretat edhe për presidentin. Është përgjegjësi e tyre si e bëjnë dy të tretat e votës, sepse kuorumi është votë. Si AAK do të marrim vendimet në organet e partisë si do të veprojmë në çdo rast”, u shpreh Haradinaj.
Ai tha se fituesit e zgjedhjeve duhet ta implementojnë rezultatin e 14 shkurtit, e jo ta qojnë vendin në zgjedhje të reja.
Haradinaj: Kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon përshtati askujt
“Fituesit e zgjedhjeve e mbajnë përgjegjësi me implementu rezultatin, jo me qu vendin në zgjedhje. Kuptohet se kërcënimi me zgjedhje nuk i shkon përshtati askujt. Por si AAK jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, jo tash por çdo herë”, tha ai.
Këtë takim me Kurtin, Haradinaj tha se ia ka përmendur edhe metodat e vjetra të përbashkëta të opozitarizimit, për të cilat tha se nuk do t’i përdorë karshi qeverisë së ardhshme.

13 të vdekur vdekur nga Covid, 574 raste të reja dhe 394 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
394 TË SHËRUAR DHE 574 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste, Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste, Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Iu kërkoi përgjigje në 10 pyetje, nga Vetëvendosje ia kthejnë me pyetje Enver Hoxhajt

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se sjellja e tyre, karshi konstituimit të institucioneve, varet nga dhjetë qëndrimet që ia kanë paraqitur atyre në tavolinë.
I pari i PDK-së zbuloi 10 qëndrimet e partisë së tij, që kërkuan qartësim edhe nga Kurti e Osmani në takim.
Por nga VV-ja nuk po iu pëlqen mënyra e qasjes nga i pari i PDK-së.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, në një postim në Facebook, 10 pikat e Enver Hoxhajt i cilëson si postulatet e dështimit të Kosovës nën udhëheqjen e partisë së PDK-së.
Ai ka pyetur Hoxhajn se kush duhet të jap në të vërtetë llogari në këto pyetje.
“10 pikat e Enver Hoxhajt jane 10 postulatet e deshtimit te Kosoves nen udheheqjen e struktures qe tani perfaqeson ai. Kush kujt duhet t’i jep llogari?”, ka shkruar Abrashi në Facebook, .

Kjo është data, Vjosa Osmani cakton seancën konstituive të Kuvendit

U.D e presidentit, Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, me datën 22 mars, përcjell Bot sot.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga presidenca, derisa thuhet se seanca do të mbahet në orën 10.
Njoftimi i plotë:
U.d. Presidentja Osmani konvokon seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës
U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi…..

Moti
Gjatë dites se marte parashikohet mot i vranet dhe me mundesi per te reshura te shiut, temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 7 gradë celcius .Ndersa Ne Tirane parashihet Mot pjeserisht me diell ,temperatura do te levizin nga 1 deri në 13 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 77827 , Të shëruar: 65060 ,të vdekur: 1715
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *