Hën. Nën 25th, 2024

NGJARJE DITE, E SHTUNE 20.03.2021

Abdixhiku: Me kryesinë u dakorduam që të vazhdohen bisedimet vetëm me Osmanin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media paas takimit me kryesinë e re të LDK-së, ka thënë se kryesia e re ka përbërje prej 33 perosnave.
Abdixhiku ka thënë se mori mbështetjen nga kryesia e re për inciativën e tij, që të vazhdohen bisedimet vetëm me kandidaten për presidente Vjosa Osmanin.
Ai tha se se na duhet një president që përfaqëson të gjitha partitë e jo vetëm një.
Abdixhiku tha se janë të interesuar që të shamngin krizat politike.
“Sot kemi zgjedhur kryesinë e LDK-së në përbërje 33 anëtarëshe, kemi zgjdhur nënkryetarët. Pas kësaj kemi vazhduar me mbledhjen e kryesisë së re. Në këtë takim u diskutua situata e fundit politike.
Kryesia ka mbështetur inciativën e propozuar në takimin e djeshëm që të vazhdohen bisedat vetëm me Osmanin si pretendete për kandidate për presidente. Kryesia i ka dhënë mbështetje nismës sime.
Besoj znj.Osmani e cakton datën e takimit javën e ardhshme”, tha ai

Naser Rugova për kryesinë e re të LDK-së: Kryesi e dobët, distancim nga Presidenti Rugova

Ish-anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas formimit të kryesisë së re, .
Ai këtë kryesi të sapo zgjedhur e ka vlerësuar si më të dobëtën që ka pasur ndonjëherë LDK-ja.
“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, tha ai..

“LVV+LDK+KO”, Ahmeti: LDK-ja do ta bëjë Vjosën presidente, me këtë kusht

Analisti dhe opinionisti shqiptar Xhemal Ahmeti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’ia jap Vjosa Osmanit, votat për t’u zgjedhur presidente.
Ahmeti, në një postim në Facebook, ka thënë se LDK-ja do ta bëjë këtë gjë, pasi Osmani t’i garantojë asaj që do të kthehet në LDK, përcjell Bota sot.
Sipas tij, kombinimi LVV-LDK-Komunitet, ia sigurojnë Osmanit 83 vota.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Gjendja aktuale:
LDK e bën Vjosën presidente pas garantimit se kthehet në LDK me listën e saj. Kështu që: durim edhe ca ditë dhe institucionet i keni. LVV+LDK+KO= 58+15+10= 83. Tjerat janë zbavitje për popull..

8 të vdekur vdekur nga Covid, 771 raste të reja dhe 666 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
666 TË SHËRUAR DHE 771 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 771 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 225 raste, Prizren 85 raste, Gjilan 67 raste, Pejë 51 raste, Podujevë 47 raste, Mitrovicë 39 raste, Ferizaj 37 raste, Gjakovë 37 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Kamenicë 21 raste, Deçan 19 raste, Vushtrri 18 raste, Viti 16 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Malishevë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste, Suharekë 3 raste, Klinë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe Junik 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Paralajmërimi/ “Muajt e nxehtë” nga Gjykata Speciale, priten arrestime të reja, në “thumb” Jablanica dhe Tirana

Së shpejti priten arrestime të reja nga Gjykata Speciale.
Kështu po paralajmëron ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai thotë se, kjo pranverë do të jetë e nxehtë me valën e arrestimeve.
“Faza e dytë e arrestimeve nga Gjykata Speciale do të fillon së shpejti, fillimi i prillit dhe muaji maj, mendoj se do të jenë ndoshta muajt më të nxehtë për nga zhvillimet rreth Gjykatës Speciale. Arrestimi i Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale praktikisht e ka paralajmëruar, apo thënë veç filluar, fazën e re me arrestimin e valës së dytë të njerëzve që dyshohen për krime lufte, që në fakt akuzohen se vetë personalisht kanë bërë shkelje të ligjit të luftës”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.
Ai pohon se, cak i kësaj vale të arrestimesh do të jenë kryesisht aktorë të dyshuar si kryes të veprave penale, nga vrasje deri te maltretimi i të ndaluarve.
“Këto arrestime që pritet të ndodhin tani nuk do të jenë më arrestime xhentëlmenësh siç ndodhi me Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin por do të jenë arrestime klasike, pasi edhe niveli i tyre politik nuk është shumë i madh. Protesta mundet me pas, por nuk paraqesin rrezik për rrëzimin e qeveris në ardhje”, shton ai.
Miftari pohon se, tan shumë mirë dihet se prapa Gjykatës Speciale qëndrojnë SHBA-të dhe Evropa.
“UÇK ishte e shenjtë dhe do të jetë e tillë edhe pas këtyre arrestimeve, por përgjegjësia do të jetë individuale, ose në ndonjë grup, prandaj termi grup kriminal nuk është i rastësishëm. Ky term është përdor për herë të parë në Nuremberg pasluftës së dytë botërore më 1947, kundër udhëheqëseve SS dhe partisë së Hitlerit. Gjykata si gjykatë në këtë kohë është e padrejtë ndaj Kosovës, por fajet i mbanë mbi vete vetë Hashim Thaçi që pas luftës nuk ka lejuar që shteti i Kosovës të ketë gjykata serioze, që të bëhet një gjykatë e pavarur e cila do t’i ndiqte edhe krimet e luftës, pa marr parasysh viktimën ose autorin e krimeve”, thotë ai.
Ai thotë se, UÇK bëri një ndër luftërat më të pastra të mundshme në botë, një luftë çlirimtare ku ushtarët ishin luftëtar vullnetare pa mundësi për verifikimin e tyre.
“Mos të harrojmë se gabime sot bëjnë edhe ushtritë e rregullta më moderne në botë. Arrestimi i fundit mundet që pos për Jablanicën të ketë lidhje edhe me një atentat të bërë në Tiranë gjatë luftës”, përfundon Naim Miftari..

Kosova nuk po siguron vaksinën, punonjësit shëndetësorë nga Kosova vaksinohen në Shqipëri

Në ambientet e pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, në Kukës, njësia e shëndetësisë së Shqipërisë qysh nga mëngjesi kishte nisur përgatitjet e ambientit. Tre autobusë me personel shëndetësorë nga Kosova filluan vaksinimin me doza anti-COVID, për të vazhduar më tej me të tjerët nesër. Të njëjtit patën kritika për udhëheqësit kosovarë, të cilët përgjatë këtyre muajve nuk arritën të paktën një vaksinë të sigurojnë.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani e ka quajtur sukses, mundësinë që 500 punonjës shëndetësorë të vaksinohen në Qendrën e Vaksinimit në Kukës. Ai thotë se Kukësi është qendër administrative, e cila bashkon të dy vendet.

“Hartë leshi” – Rama i reagon ashpër Vuçiqit: Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook

Në Qendrën e Vaksinimit në Kukës, sot ka filluar vaksinimi i 250 punonjësve shëndetësorë. Nga këtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është zotuar se do të bëjnë vaksinimin e 11 mijë punonjësve esencial, në rast se Kosova nuk arrin të sigurojë vaksinën anti-Covid. Rama ka reaguar edhe pas publikimit të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë, duke thënë se ajo është një harta leshi, nga shoku i Beogradit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin atje, theksoi se ka kohë që ia kanë bërë të ditur MSh-së në Kosovë se janë të gatshëm për të kontribuar në vaksinimin e kosovarëve. Por, që siç tha kontratat me kompanitë e vaksinave janë shumë strikte dhe nuk lejojnë ri-eksportimin

Moti
Gjatë dites se diele parashikohet mot i vranet me reshje shiu dhe bore, temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë celcius .Ndersa Ne Tirane mot i vranet dhe me shi, temperaturat do te levizin nga 5 deri në 7 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 81392 , Të shëruar: 67731 ,të vdekur: 1752

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *