Hën. Nën 25th, 2024

NGJARJET E DITËS, E ENJTE 04.03.2021

Këta janë kandidatët që morën më shumë vota, pas bartësve të listave të partive politike

Sot, Komisioni Qendrorë Zgjedhor, ka publikuar rezultatet përfundimtarë të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas, KQZ-së partia fituese doli të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Pas saj, u rëndit Partia Demokratike e Kosovës, shkruan “Bota sot”.
E treta, Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërkaq, AAK-ja e katërta.
E gjitha vëmendja e votuesve ishte te prerësit e listave të këtyre partive.
Por, kush janë kandidatët për deputetë të cilët u renditën të dytët për nga numri i votave, shkruan “Bota sot”.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, pas Vjosa Osmanit, Glauk Konjufca është renditur si kandidati i dytë më i votuar nga kjo parti.
Ai ka arritur t`i marrë 200 mijë e 641 vota, shkruan “Bota sot”..
Ndërkaq, nga Partia Demokratike e Kosovës, personi i dytë që është votuar pas Enver Hoxhajt është Uran Ismaili.
Ismaili ka marrë 26 mijë e 748 vota.
Kurse nga partia e tretë që ka marrë pjesë në zgjedhje, pra nga Lidhja Demokratike e Kosovës, numri i dytë del të jetë Kujtim Shala.
Ai ka këtë rezultat 32 mijë e 700 vota, shkruan “Bota sot”..
Ndërsa, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës personi dytë më i votuar pas Ramush Haradinajt është vëllai o tij Dauti.

Kjo është ministrja e parë në Qeverinë e ardhshme të Kurtit?

Qeveri Kurti 2 pritet të jetësohet së shpejti. KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të cilat i hapin rrugë krijimit të institucioneve.
Burime të mediave mësojnë se Emilia Redzepi do të jetë ministre përsëri në Qeverinë Kurti.
Deputetja e komunitetit boshnjak ka fituar një mandat në Parlamentin e Kosovës me partinë NDS, por që sinqeriteti i saj në Qeverinë e kaluar Kurti pritet të shpërblehet me postin e ministres për të.
Redzepi ka qenë e vetmja nga partitë e pakicave që kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe duke pranuar të jetë opozitë si pjesë e pakënaqësisë ndaj rrëzimit të Qeverisë Kurti I.
Redzepi me shumë gjasë do të jetë përsëri në krye të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, por që opsionet janë të hapura edhe në ministri të tjera.
Kryetarja e partisë boshnjake NDS aktualisht është drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prizrenit, në koalicionin që ka me Lëvizjen Vetëvendosje..

8 të vdekur vdekur nga Covid, 488 raste të reja dhe 270 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
386 TË SHËRUAR DHE 591 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.674 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 591 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç), Ferizaj 1 rast (68 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 71.344 raste nga 319.338 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.627 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 386 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.014 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.703.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 205 raste, Prizren 53 raste, Pejë 38 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 30 raste, Fushë-Kosovë 24 raste, Gjakovë 20 raste, Gjilan 17 raste, Vushtrri 17 raste, Deçan 15 raste, Podujevë 15 raste, Viti 15 raste, Kamenicë 14 raste, Obiliq 14 raste, Lipjan 12 raste, Istog 10 raste, Rahovec 9 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Novobërdë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Junik, Kllokot dhe Mamushë.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 591 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 205 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 7 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Isa Mustafa: Nuk kam asnjë favorit për kryetar të LDK-së

Ka përfunduar takimi i kryetarit në dorëheqje të LDK-së Isa Mustafa me kryetarët e degëve .
Ai pas takimit është deklaruar duke thënë se nuk ka asnjë preferencë për personin që do ta pasojë, raporton IndeksOnline.
“Diskutimi ka qenë për përgatitjet. Kuvendi do të mbahet me 14 mars, nga degët është kërkuar që të organizohen, sepse tek ne degët i dërgojnë kandidatët për Kuvend. Të bëhen përgatitjet e duhura dhe të shkojnë procedura siç duhet”, tha Mustafa.
“Nuk kemi diskutuar për ndonjë kandidatë sepse ajo është çështje e Kuvendit. Unë si kryetar i LDK-së akoma jam përgjegjës që të mbahet një Kuvend i rregullt, të zbatohet statusi i LDK-së”, tha Mustafa.
Ai ka treguar se nuk ka kandidatura zyrtare, dhe se i presin në Kuvend të partisë.
I pyetur se këndë e preferon për kryetar të partisë ai është përgjigjur kështu.
“Nuk kam ndonjë preferencë. Me çfarë të drejte mund t’i jap ndonjë kandidati preferencë unë si kryetar, dhe nuk është e mirë të insistoni për emra konrekt. Preferenca ime është që në krye të LDK-së të vijë dikush që do ta sjell përpara LDK-në në fitore të reja”, tha Mustafa.

Befason Adriana Hoxhiq: Po, do ta votojë Qeverinë Kurti!

Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar”, e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësuese e komunitetit boshnjak ka deklaruar se do ta përkrahë formimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Hoxhiq në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka respekt për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje e gjithashtu edhe për Vjosa Osmanin.Ajo tha se është për herë të parë në Kuvendin e Kosovës por, se nuk do të bllokojë formimin e institucioneve.
“Unë kam respekt për punën e personale të Albin Kurtit. Si LVV ka pasur përkrahje nga qytetarët. Kjo për mua është ky vullneti i qytetarit e cila për mua është e shenjtë. Për mua është e domosdoshme edhe si njeri edhe si iniciativë qytetare që ta respektoj dhe përkrahi”, tha Hoxhiq.
Megjithatë, Hoxhiq u shpreh se kërkesa e tyre për Qeverinë në ardhje është përkrahja për formimin e dy komunave me shumicë boshnjake në rajonin e Pejës e Prizrenit.“Unë kam treguar në periudhën parazgjedhore për një kërkesë që e kemi, pas bisedave në terren, kërkesa ndërlidhet me formimin e dy komunave me shumicë boshnjake, në rajonin e Prizrenit dhe rajonin e Pejës. Kjo kishte me qenë kërkesa reale për të cilën unë pres përkrahje pa marrë parasysh kush e prezenton.
Nuk kam asgjë kundër politikës ose formimit të Qeverisë nga Albin Kurti. Unë kisha pasur dëshirë që nëse zotëri Kurti me thërret për të biseduar, kërkesa ime për ta përkrahur me dy duart Qeverinë Kurti do të ishte vendimi që ta përkrahë themelimin e dy komunave me shumicë të komunitetit boshnjak”, tha Hoxhiq.Hoxhiq po ashtu ka folur edhe për qëndrimin e saj në lidhje me Vjosa Osmanin dhe kandidaturën e saj për presidente.“Besoj që nuk ka njeri nga Mitrovica që nuk mburret me punën të cilën ajo në politikë e ka filluar si një femër e re, dhe është një shebull për të gjitha femrat jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Asnjëherë deri më tani nuk kam qenë pengesë për ndonjë proces të Qeverisë së Kosovës dhe nuk do të jem asnjëherë pengesë”, tha Hoxhiq.
Ndryshe, edhe deputetë të tjerë të komuniteteve kanë konfirmuar votën pro Qeverisë Kurti.Katër deputetë nga partitë e komuniteteve në Kosovë, kishin konfirmuar për Telegrafin se do të votojnë pro një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti.Partia turke, KDTP që pritet t’i ketë dy përfaqësues si dhe deputetët tjerë të mundshëm, Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, dhe Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian pritet që ta përkrahin formimin e Qeverisë Kurti 2.
..

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernval.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka diskutuar për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja.
“Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.
….

Moti
Të premten parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë celcius ndersa ne mbremje pritet te kete zhvillim te vranesirave dhe te reshura te shiut. Mot pjersisht me diell parashihet edhe në Tiranë,me temperatura nga 8 deri në 19 gradë celcius Poashtu ne mbremje priteten te reshura te shiut.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 71344 , Të shëruar: 61014 ,të vdekur:1627
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *