Kurti: Dilni votoni, bëhuni pjesë e historisë më 14 shkurt
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se mërgata e Kosovës është duke votuar masivisht për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Kurti me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka thënë se një pjesë e diasporës pos që ka dërguar votat me postë, disa prej tyre janë nisur me autobusë drejt vendit për 14 shkurt.
“Mërgata është duke votuar masivisht, votat disa janë duke i dërguar me postë dhe disa të tjerë janë nisë me autobusë drejt vendit”.
“Ne që jemi në Kosovë nuk kemi arsye për të mos dalë, të duhet të dalim të votojmë. Së bashku, duhet të bëhemi të gjithë pjesë e historisë më 14 shkurt. Krejt duhet të zgjedhim drejt dhe ta votojmë LVV-në”, ka thënë Kurti….
Qytetarët e diasporës që janë regjistruar për të votuar, nuk mund të votojnë në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), është deklaruar lidhur me qytetarët e diasporës që janë nisur të votojnë në Kosovë.
Të gjithë mërgimtarët që janë të regjistruar për të votuar në vendet ku jetojnë jashtë Kosovës, nuk do të kenë mundësi të votojnë në Kosovë, pasi është e rregulluar që personat që janë regjistruar jashtë vendit për të votuar, hiqen nga lista e votuesve në Kosovë.
“Kjo çështje është qartësuar me Rregullën Zgjedhore për votimin jashtë Kosovës. Aty precizohet se KQZ-ja duhet ta përpilojë listën votuese jashtë Kosovës e cila përmban të dhënat e atyre votuesve që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista e votuesve që përdoret në vendvotime”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi..
2 të vdekur nga Covid, 344 raste të reja dhe 230 të shëruar
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
230 TË SHËRUAR DHE 344 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Drenica i jep mbështetje Haradinajt për President
Kryetari i AAK-së dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, në tubimin e sotshëm në Drenas ka rikujtuar synimet e tij si President i ardhshëm.
Ai ka theksuar se Kosova e ka rrugën e qartë euroatlantike dhe se do të anëtarësohet në NATO, qoftë si shtet i pavarur, qoftë në union me Shqipërinë.
“Nëse jam unë President i vendit, ju e dini se si do të jetë përballja me Serbinë. Do të anëtarësohemi në NATO. Ose si të pavarur, ose në union me Shqipërinë, ne do të anëtarësohemi në NATO”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka rikujtuar se me të President, ata që kanë sakrifikuar për vendin nuk do të mbesin jetimë.
“Njerëzit që kanë bërë sakrificë për këtë, familjarët e dëshmorëve, martirëve, bashkëluftëtarë, veteranët, invalidët nuk janë jetim nëse Presidenti është Ramush Haradinaj”, deklaroi ai.
“Heronjtë që i nderuam sot në shesh e kanë ditur kush jam, por edhe të gjallët e dinë kush jam, edhe armiqtë e dinë kush jam”, theksoi mes tjerash Haradinaj…
“Turpi i radhës i qeverisë në ikje” Votuesit nga Diaspora te kene Testin PCR, ngjallen reagime
Edhe anëtarja e Listës së Osmanit, Rejhan Vuniqi ka reaguar për vendimin e qeverisë sipas të cilit qytetarët nga Evropa që vijnë për të votuar në Kosovë duhet të kenë testin PCR.
Sipas saj, kjo çfarë ka bërë qeveria në detyrë, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Shkurtit është tendencioze, e qëllimshme dhe skandaloze!
Postimi në Facebook:
Turpi i rradhës i qeverisë në ikje!
Vendimi për të kërkuar nga mërgimtarët në arritje testin PCR dy ditë para zgjedhjeve të 14 Shkurtit dhe izolim 7 ditor, është tendencioze, e qëllimshme dhe skandaloze!
Mos harroni se zgjedhje do të kemi prapë dhe këtë “mikëpritje” mërgata nuk do t’ua harrojë kurrë!
#KREJTdheDREJT me #mërgatën 127 ✅✌️”.
DnV: Qeveria po cenon të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar
Demokracia në Veprim e ka quajtur kontradiktor vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin testin negativ RT-PCR të bërë më së largu 72 orë ose në të kundërtën duhet të vetë izolohen për shtatë ditë.
“Nga një anë ka lehtësim masash ndërsa në anën tjetër të njëjtat bëhen me strikte duke diskriminuar qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë. Duke e ditur që shumë qytetarë me të drejtë vote janë nisur drejt Kosovës, kjo masë e re e Qeverisë e paralajmëruar me vonesë, mund të cenojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar”, thuhet në reagimin e DnV-së.
Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e fundit të Qeverisë për lehtësimin e masave anti-Covid në një kohë kur siç thuhet, numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje të vazhdueshme.
DnV kërkon nga Qeveria që të rishqyrtojë të gjitha masat e reja anti-Covid të cilat siç thuhet janë gjithashtu në kundërshtim edhe me rekomandimet e ekspertëve të fushës.. .
Reagon edhe Tërmkolli: E turpshme vënia e “kleçkes” për mërgimtarët
Për vendimin e qeverisë në detyrë për mërgimtarët ka reaguar edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo çka ka bërë qeveria është vënie e “kleçkes” së qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë dhe duan të vijnë të votojnë në zgjedhjet nacionale të së dieles.
“Mos dëmtoni vullnetin e dhimbjes e krenarisë sonë”, ka shkruar Tërmkolli.
“E turpshme vënia e “kleçkes” qytetarëve tanë që jetojnë jashtë të cilët duan të vijnë të votojnë në zgjedhjet nacionale të së Dieles. Mos dëmtoni vullnetin e dhimbjes e krenarisë sonë. Ata Krejt kanë të Drejtë të vijnë e të votojnë në Shtetin Shtet, për Rimëkëmbje, bashkë edhe me Çlirimtarët për Parlamentin, Qeverinë e Presidentin!”
…
Moti
Të premten parashikohet mot pjeserisht vranet me mundesi per te reshura te dobeta te bores , temperaturat do të lëvizin nga -9 deri në 0 gradë celcius. Mot pjeserisht i vranet edhe në Tiranë,me temperatura nga 4 deri në 12 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 63433 , Të shëruar: 54891 ,të vdekur:1534
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com