Kryetarja e KQZ-së priti ambasadorin amerikan Philip Kosnett
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim ambasadorin amerikan, Philip S. Kosnett.
Kryetarja Daka shprehu mirënjohje për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Daka e njoftoi ambasadorin Kosnett lidhur me përgatitjet të cilat është duke i zhvilluar KQZ-ja në përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Nga ana e tij, ambasadori Kosnett theksoi rolin e KQZ-së për proceset demokratike në Republikën e Kosovës, duke i përkrahur përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta për popullin e Kosovës. Ai shprehu mbështetjen për KQZ-në në rolin kyç që ka në organizimin e zgjedhjeve.)
Albin Kurti për kryeministër, Vjosa Osmani për presidente
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar bashkë në listën e VV-së.
Kreu i LVV-së ka thënë se do të garojnë bashkë për të fituar bashkë.
“Ne do të garojmë bashkë që do të fitojmë bashkë, për shkak se janë referendum. Që nga 29 nëntori i zgjedhjeve lokale në Podujevë, Llap, Besianë në Kosovë nuk ka më zgjedhje, sepse ka referendum, edhe më 14 shkurt nuk është më situata e vjetër”, ka thënë Kurti, transmeton IndeksOnline.
“Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues për të arritur fitore, por lista dorëzohet më 16 janar. Marrëveshja është midis LVV-së dhe listës që udhëheqë unë”, ka thënë Osmani.
“Do të punojmë bashkë dhe do ta ndjekim rrugën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Ibrahim Rrugovës e Adem Jasharit. Kjo që arritëm sot reflekton vullnetin e qytetarëve”, ka shtuar Osmani.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.
“Do të jem unë personi, që do ta kërkoj këtë rilegjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo.
441 TË SHËRUAR,4 TË VDEKUR DHE 279 RASTE ME COVID-19!
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
441 TË SHËRUAR DHE 279 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Vjosa Osmani presidente, Bekim Jashari reagon pasi VV-ja ndryshoi qëndrimin – ka disa fjalë për Kurtin
Është arritur marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes VV-së dhe Vjosa Osmanit. Kurti lavdëroi Osmanin për punën e kryer si presidente në detyrë dhe u shpreh se Osmani do të ishte kandidate e këtij koalicioni për presidente të vendit, gjë që efektivisht ia pamundëson kandidimin Murat Jasharit nga familja Jashari.
E për këtë ka reaguar kryetari Bekim Jashari, ku në një prononcim për Periskopin tha se populli duhet të jetë i kujdesshëm se kënd po voton.
Jashari theksoi po ashtu se nuk habitet nëse tash më nuk përmendet emri i Murat Jasharit.
“Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite, nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekteve politike, në këtë rast edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, theksoi Jashari.
“Unë nuk e kam dëgjuar, dëgjova që kanë bërë marrëveshje, por sido që të jetë të gjithëve ju uroj sukses, edhe uroj që populli ynë t’i hapi sytë e veshtë mirë, të dinë kënd po votojnë se pastaj po ankohemi për zhvillimin e vendit tonë, dhe le të dinë kënd po e votojnë të mos pendohen”, ka shtuar ai.
Jashari theksoi se i gjithë spektri politik duhet të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për përmendjen e emrave të anëtarëve të dëshmorëve, qoftë të familjes Jashari a po të dikujt tjetër.
Ai ka kërkuar nga të gjithë partitë politike që të mos përmendin emra për politika ditore.
“Sa i përket presidencës, unë kam deklaruar edhe më herët, spektri politike duhet të jetë i kujdesshëm në përmendjen e emrave të anëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe kam thënë që anëtarët e familjes Jashari ne që jemi të gjallë jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi në situata të caktuara, por në këtë rast kam thënë hapur që i gjithë spektri politik të kenë konsensuse, e pastaj të përmendin emra, të mos bëjnë politika ditore të anëtareve të familjeve Jashari, qoftë edhe për familje të tjerëve të dëshmorëve tjerë. Duhet të jenë të kujdesshëm në përmendjen e këtyre emrave, uroj që këto zgjedhje të shkojnë qetë e mirë. Kush do që të fitojë duhet ta dijë çka i pret. Duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite që kanë ndodhur nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mund të ndryshojnë qëndrimet të subjekte ve politike, në këtë rast edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, ka shtuar Jashari..
Akuza ndaj Osmanit dhe Kurtit pas marrëveshjes: Ia dhanë presidentin dikujt që rrethohet nga dy njerëz
Anëtari i PSD-së Shkodran Hoti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.
Hoti ka hedhur dyshime se kandidatët e Osmanit nuk do të fitojnë më shumë se 2-3 vende në Kuvend, përcjell Bota sot.
Sipas Hotit, Osmani dhe VV-ja kanë bërë pazar me postin e presidentit, duke ia dhënë këtë pozitë Osmanit , që siç ka thënë ai “rrethohet nga dy njerëz”.
Postimi i Hotit në Facebook:
Disa gjëra për koalicionin VV-Vjosa (VVV):
1. Vjosa ia përcaktoi vetes peshën politike sa AKR. Potencialisht do t’i ketë 10 vende në listë, e nuk dihet nëse do të arrijë t’i fitojë 2-3 mandate. Peci dhe Dr. Haxhi Avdyli nuk e kanë të sigurt mandatin.
2. Vjosa doli nga partia që ia dha pozitën e kandidates për kryeministre e shkoi të një listë duke e pranuar një kandidat tjetër për kryeministër.
3. Teksa edhe Vjosa edhe VV e shihnin të paarsyeshme ambicien e Ramush Haradinajt për president meqë kishte vetëm 14 deputetë, ata bënë pazar për postin e presidentit. Kjo pozitë iu dha dikujt që nuk ka fare parti, dikujt që rrethohet nga dy njerëz, Peci dhe Dr. Haxhi Avdyli…
Letra që zbuloi negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës
Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, britaniku Robert Cooper, ka shkruar një letër “private dhe konfidenciale” rreth udhëtimit studimor në kryeqytetin serb. Në krye të letrës, Coopper zbulon se shkëmbimi i shumëpërfolur i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka të bëjë fare me shkëmbim. Sipas Cooper, ideja është që Serbia ta marrë Veriun, ndërsa Kosova asgjë territoriale, por njohjen eventuale nga Serbia. Letra është zbuluar vitin e kaluar.
Një letër konfidenciale e Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), zbulon prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës.Këto konstatime të bëra në këtë letër janë nxjerrë pas një vizite që anëtarët e këtij Këshilli të kryesuar nga Robert Copper kishin bërë në Beograd përgjatë 17 dhe 18 tetorit të vitit 2018.
Siç shkruhet në këtë letër, në bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit nuk bëhet fjalë për shkëmbime të territoreve, por vetëm për ndarje të Republikës së Kosovës. Siç shkruhet në letër, Kosova do të japë pjesën veriore në këmbim të njohjes nga Serbia.“Temë kryesore e debatit në Beograd ishte propozimi për ‘shkëmbim të territorit”: Një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” që do të lejonte Serbinë të rimarrë territorin e kontestuar (Veriun e Kosovës) në këmbim që Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të shkojnë këto bisedime, as nëse ndonjë marrëveshje e mundshme mund të shitet në Kosovës. Mbetet ende rrugë e gjatë për t’u bërë”, thuhej në këtë letër.
Ndër të tjera në këtë letër thuhet se presidenti i Serbisë e konsideron si çështje jashtëzakonisht të rëndësishme zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Republikën e Kosovës, madje më të rëndësishme se zgjidhja e disa problemeve që Serbia ka me sundimin e ligjit dhe demokracinë.(Ai imagjinon dëshirën e Brukselit për një burrë të fortë dhe hero në Ballkan që bën marrëveshje gjeopolitike), thuhet në këtë fjali që i referohet presidentit serb, Vuçiq.
Në këtë letër janë nxjerrë edhe disa rekomandime dhe konkludime si vijojnë:Udhëheqja serbe duhet të jetë më e vetëdijshme se nëse do që marrëveshja për shkëmbim të territoreve me Kosovën të ketë sukses, ajo duhet të ketë në mbështetje partnerët kryesorë të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë. Mogherini duhet që së shpejti ta vendosë në agjendë të Këshillit për Punë të Jashtme dialogun Kosovë-Serbi.BE-ja duhet të nxisë vendet drejt zgjidhjeve që janë legjitime dhe të cilat e rrisin stabilitetin në rajon. Por duke pasur parasysh se ideja për shkëmbim të territoreve është në një qorrsokak, atëherë BE-ja gjithashtu duhet të ketë gati një plan alternativ.
Mosmarrëveshja e qartë dhe e hapur ndërmjet SHBA-së dhe Gjermanisë për çështjen e shkëmbimit të territoreve është e habitshme dhe në të njëjtën kohë alarmante. Në varësi të pozicionit të Francës (asnjë zyrtar francez nuk ka folur në Forumin e Sigurisë në Beograd), një gjë e tillë dëshmon për një boshllëk transatlantik mjaft serioz.Udhëheqësit e BE-së, gjithashtu, nuk duhet të harrojnë edhe një paradoks themelor: Presidenti Vuçiq duke zhbllokuar derën për integrimin e Serbisë drejt BE-së përmes marrëveshjes me Kosovën, ai po mbyll një derë tjetër duke konsoliduar sundimin e tij autoritar në Serbi.Në këtë letër janë ngritur edhe disa shqetësime të cilat kanë të bëjnë me idenë për lëvizje të kufijve.
Hapja e ‘Kutisë së Pandorës’ është njëri nga shqetësimet. Ndër të tjera flitet edhe për një përpjekje të Vuçiqit që të përfitojë një përkrahje më të madhe të forcave nacionaliste në Parlamentin Evropian. Vuçiq pretendon se do të jetë më simpatik në sytë e tyre duke i vendosur kufijtë në linja etnike. Ai, gjithashtu, është duke e llogaritur edhe largimin e Angela Merkelit nga posti i kancelares në të ardhmen e afërt. Në letër flitet edhe për përpjekjen e Vuçiqit për të ndryshuar Kushtetutën e Serbisë, në favor të rritjes së kompetencave dhe pushtetit të tij.
Ndërsa si një datë e rëndësishme parashihet të jenë zgjedhjet e 4 nëntorit për katër Këshillat e Pakicave Kombëtare.“Është shumë e mundur që këto do të përdoren për të dobësuar organet e vetëqeverisjes së pakicave të cilat kohët e fundit janë portretizuar si ‘lëvizje separatiste. Një eskalim etnik në Preshevë dhe Novi Pazar mund të sjellë një urgjencë për nënshkrimin e një marrëveshjeje”, thuhet në këtë letër…
Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
Kryeministri në detyrë Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë..
Moti
Të premten parashikohet mot i vranet, me mundesi te reshurave te bores,temperaturat do të levizin nga -8 deri -1 gradë Celsius. Mot me vranesira në Tiranë, me temperatura nga 0-12 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 54839. Të Shëruar: 48046. Të vdekur: 1392
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com