Kosova para një krize të re politike – familja Jashari e ka çelësin e zgjidhjes së problemit!
Posti i Presidentit, mund ta dërgoj Kosovën edhe njëherë në zgjedhje, pas këtyre që do të mbahen me 14 shkurt.
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të jetë “mollë sherri” në politikën e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë e ka nominuar Vjosa Osmanin për këtë post.
Ashtu edhe AAK-ja e ka të nominuar Ramush Haradinaj.
Dihet se për të zgjedhur presidentit duhen së paku të jenë në sallë 80 deputetë për të votuar.
E këta deputetë asnjë parti politike në Kosovë nuk mund t’i arrij pa mbështetjen e partive të tjera.
Këtu edhe është problemi, pasi që partitë tjera nuk e votojnë Vjosën, njëjtë sikurse nuk e votojnë as Ramush Haradinajn.
Analisti politik, Faton Mehmeti thotë se, janë dy opsione për zgjedhjen e presidentit.
Ose Murat Jashari ose të shkohet në zgjedhje.
“Duket e vështirë që VV vetëm me minoritete jo serbe të ketë numrat për të zgjidhur presidentin e ri të Kosovës. Në këtë aspekt, janë dy mundësi ose vendi në zgjedhje, ose Murat Jashari president. Fati i qeverisë së re do të jetë në duart e Familjes Jashari, e cila mund ta shpëtoj vendin nga përsëritja e zgjedhjeve të reja, menjëherë pas atyre të 14 shkurtit”, thotë Mehmeti.
Sipas tij, zgjedhja e presidentit do të jetë sfidë ne vete, e cila ose do prodhojë qeveri të re, ose do siguroj që qeveria e dalur nga 14 shkurti të vazhdoj mandatin deri në fund.
“Pra, unë e shoh se fati i qeverisë së re do të jetë në duart e Murat Jasharit, i vetmi kandidat që do e shpëtonte vendin nga zgjedhjet e reja. Kosova, s’ka luksin me shkua në zgjedhje shpesh. Besoj qe Albini është ngutur kur propozojë Vjosën për presidente, është dashur që mos të kandidohet fare Vjosa, dhe tek pas zgjedhjeve sipas nr të deputetëve ajo të veprojë”, potencon Faton Mehmeti.
Haradinaj-Stublla: Do ta forcojmë lidhjen e Kosovës me botën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, deklaroi sot në Fushë Kosovë se programi i Aleancë ka në qendërlidhjen e fuqishme të Kosovës me botë.
“Kënaqësi të jem sot me ju këtu, në qytetin e Hekurudhës, e cila dikur lidhte Kosovën me botën. Ky është qëllimi ynë sot, që të forcojmë lidhjen e Kosovës me botën, të forcojmë aleancat strategjike me Amerikën e shtetet e BE-së, dhe ta shpiejmë Kosovën në NATO.”, u shpreh ajo.
Haradinaj-Stublla tha se këtë do ta arrijmë me programin tonë konkret, i cili u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe sfidave që kemi përpara. Ministrja Haradinaj-Stublla tha se programi ynë ka prioritet mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ku po vazhdon një fushatë e egër e Serbisë për fshirjen e adresave dhe çdo gjëje shqiptare atje.
“Si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kam qenë jashtëzakonisht e lidhur me Luginën, duke i ofruar asaj përkrahjen e pa-rezervë si shefe e diplomacisë kosovare e gjithashtu edhe mbështetjen vëllazërore”.
“Kemi krijuar Fondin e Përbashkët me Shqipërinë në Mbështetje të Luginës së Preshevës. Kemi bërë të mundur arritjen e Marrëveshjes për Veprim Politik të Përbashkët të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ua kemi mundësuar studentëve të Luginës të bëjnë Praktikën në MPJD e gjithashtu kemi mundësuar kalimin transit pa probleme përmes Kosovës, të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që banojnë në Zvicër”.
Shefja e diplomacisë kosovare tha se nuk do të ndalemi asnjëherë në mbështetje për Luginën, motrat dhe vëllezërit tanë atje…
10 të vdekur,128 të shëruar dhe 311 raste të reja me COVID-19
Njoftimi i IKSHPK’së:
128 TË SHËRUAR DHE 311 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!… !
Lajçak në Paris, flet për dialogun Kosovë-Serbi
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Paris të Francës ku ka pasur një takim.
Përmes një postimi, Lajçak u shprehë se në këtë takim ka folur në lidhje për dialogun Kosovë-Serbi, .
“Mënyrë e mrekullueshme për të filluar javën time në Paris. Ishte një mundësi e mirë që të tregojmë pikëpamjet tona në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë dhe vitin e ardhshëm. Unë jam shumë i lumtur që kam mbështetjen e fuqishme të bashkëbiseduesve francezë”, u shprehë ai..
Albin Kurti në Lipjan takon fansin e tij të flaktë
Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti sot ka qëndruar në qytetin e Lipjanit.
Kurtin në Lipjan e priti një befasi e këndshme, .
Atje u takua me fansin e tij të flakët, që në veturën e tij e ka të vendosur fytyrën e liderit të LVV-së
“T’fala Parisit, t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, dëgjohen në tubimin e PDK-së në Drenicë
Të gjitha partitë politike janë aktivizuar për të zhvilluar fushatë para-elektorale.
Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë vënë në pah edhe më tepër edhe disa figura politike që për një kohë qëndruan më larg zhvillimeve politike e institucionale.
Së fundi një tubim zgjedhor u zhvillua nga Partia Demokratike e Kosovës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen zyrtarë të shumtë të PDK-së duke dëgjuar këngë patriotike me çifteli, e ku aty dëgjohen edhe krisma që nuk dihet nëse janë të armës.
Të gjithë të pranishmit kishin harruar ekzistencën e virusit COVID-19, përpos që u bën grumbull, asnjë nuk kishte vendosur maskë apo diçka të ngjashme.
“T’fala Parisit pluma Beogradit jem ushtarët e Sami Lushtakut. T’fala Parisit e t’fala Brukselit, jemi ushtarët e Kadri Veselit”, këto janë dy frazat e kënduara nga shahirët që janë në mes të tendës….
Musliu-Shoshi: Nga gratë e Malishevës morëm mbështetje të fuqishme që PDK do dalë fitimtare me 14 shkurt
Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është mirëpritur gjatë ditës së sotme nga gratë e Malishevës, e të cilat siç ka bërë të ditur ajo i kanë dhënë mbështetje të fuqishme asaj dhe PDK-së që do të dal fitimtare në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Kënaqësi e veçantë të jem në mesin e grave të Malishevës, nga të cilat morëm komente, sugjerime dhe mbështetje të fuqishme që PDK të dalë fitimtare në zgjedhjet e 14 shkurtit, e si rrjedhojë ta jetësojë Rimëkëmbjen e duhur për Kosovën. Sepse, ne do të ndjekim rrugëtimin drejt zhvillimit, besimit dhe të integrimit shoqëror”, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Mustafa takohet me ambasadorin Weidinger, flasin për zgjedhjet
Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e LDK-së karshi zgjedhjeve parlamentare.
Po ashtu u diskutua për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë.
Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin e Austrisë që e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore dhe shtetndërtuese.
Moti
Të martën parashikohet mot i vranët me të reshura të shiut, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri në 3 grad celcius.Mot me shi në Tiranë,me temperatura nga -3 deri në 11 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste:58399, Të shëruar:51081,të vdekur:1466
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com