PZAP i pranon si të bazuara 144 ankesa të mërgimtarëve, i refuzon 124
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) nga 281 apele të paraqitura nga qytetarët jashtë vendit përmes e-mailit, 144 apele i ka pranuar si të bazuara dhe ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në që këta votues t’i përfshijë në listën e votuesve jashtë Kosovës.
124 apele i ka refuzuar si të pabazuara pasi që parashtruesit e apelit nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se të njëjtit në kuptim të nenit 5.1 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme/Lokale (LZP), i plotësojnë kushtet për t’u regjistruar në listën e votuesve jashtë Kosovës dhe 13 apele i ka hedhur si të parregullta, njofton Klan Kosova.
PZAP ka njoftuar se pas afatit prej 24 orëve janë dërguar 185 e-maila apele, të cilat janë hedhur poshtë.
“PZAP-i duke u nisur nga vullneti i mirë dhe duke vlerësuar vështirësitë e Votuesve Jashtë Kosovës për dërgimin e ankesave/apeleve përmes postes si rrjedhojë e çrregullimit të komunikacionit ajror ndërkombëtar për shkak të Pandemisë Covid – 19, dhe afatit shumë të shkurtë për aplikim dhe paraqitje të ankesës/apelit, si dhe për t’i ikur keqkuptimeve të mundshme dhe për të iu bërë të mundur votimin këtyre votuesve që është një e drejtë e tyre elementare dhe e garantuar me ligj dhe me Kushtetutë, PZAP – i ka vendosur që t’i trajtojë të gjitha apelet e rregullta të tyre të dërguara përmes e-mailit në adresën e PZAP-it, në mënyrë që këta qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës që do të mbahen me 14 shkurt 2021″.
Kurti i përmendi në fushatë, reagojnë ashpër Këshilli Prokurorial
Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar kandidatit për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, pas deklaratave të tij lidhur me Kryeprokurorin e Shtetit, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, KPK’ja i ka bërë thirrje Kurtit dhe kandidatëve të tjerë që të jenë të përmbajtur në deklaratat e tyre dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.
Tutje, KPK’ja u aka kujtuar kandidatëve se kryeprokurori zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial.
“Më këtë rast, theksojmë se sistemi prokurorial me mbështetje të fuqishme edhe të partnerëve ndërkombëtarë është duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm në fuqizim të llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Kurti mbrëmë ka thënë se në sistemin e drejtësisë do të shkojë kryeprokurori i shteti, duke aluduar në shkarkimin e tij nga organet kompetente. Megjithatë, Kurti tha se nuk do të shkojë veç Lumezi, por edhe shumë të tjerë.
Ai gjithashtu komentoi shprehjen e tij që përdori në zgjedhjet e kaluara “Le të shkojë Lumezi, le të vijë Elezi”. Kurti këtu kishte fjalën për ish-prokurorin Elez Blakaj.
“Ne nuk jemi në qeveri edhe ne ishim 50 ditë në kohë të pandemisë. Tash po vimë për 4 plus 4 vjet. Dhe jo vec Lumezi, por kanë me shku plot. Dhe s’ka me u kthy vec Elezi, por kanë me u kthy plot të tjerë”, ësthë shprehur Kurti.
Tutje, Kurti tha se me qeverinë e tij, nëse bëhet, do të ketë shumë më shumë punë për Prokurorinë e shtetit.
“Me neve do të ketë shumë më shumë punë për prokurorinë, ju e dini që janë afër 200 prokurorë në Kosovë dhe ata o do të ribëhen siç e kanë emrin, pra të aktivizohen ose nuk mendoj se do t’i mbijetojnë trysnisë shoqërore, qytetare e institucionale”, ka thënë Kurti.
“Pra, një pjesë e madhe e punëve nuk janë për qeverinë, janë bërë shkelje të ligjeve dhe krime. Këto krime ekonomike janë punë për prokurorinë dhe gjyqësorin”, shtoi Kurti.
5 të vdekur nga Covid, 284 raste të reja dhe 224 të shëruar
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
224 TË SHËRUAR DHE 284 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Hoti: Ky vit do të përmbyllet me liberalizim të vizave
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një tubim në Dragash në kuadër të fushatës nga ku premtoi se do të mbështesë këtë komunë në rast se i fiton zgjedhjet më 14 shkurt.
Përveç kësaj, Hoti premtoi se ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e ushtrisë amerikane me misione paqeruajtëse dhe viti do të përmbyllet me liberalizim të vizave.
“Kur e kemi marrë qeverinë e kemi gjetur shtetin të bllokuar, me sanksione nga Amerika dhe në fund të vitit pas gjashtë muajve, ne e kemi mbyllur vitin me një vendim të madh që ushtria e Kosovës me qenë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Këtë fat e kemi pasur ne njerëzit e LDK-së me e përmbyll një vizion 30 vjeçar”.
“Nuk ka qenë e lehtë më i hapë gjithë ato dyer që i kemi gjetur të mbyllura por tash jemi para proceseve të tjera. Vizionin për katër vitet e ardhshme. I ftoi kandidatët tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë. Të dalin në debate, të përballemi me njëri-tjetrin, por është e pamundur. Asnjëri prej tyre s’ka guxim me u ul në tavolinë dhe me na dëgju dhe pastaj qytetarët me vendos me mendje të vet më 14 shkurt”.
Sipas Hotit, kandidatët e tjerë nuk kanë çfarë të ofrojnë pasi siç thotë ai, nuk kanë program, vizion e as ide.
“Tani është e qartë që këta nuk kanë çfarë të ofrojnë. As program, vizion e as ide. Njëri prej këtyre të kuqve, kur e pyetën çka do bësh ti, tha do t’i anuloj disa vendime të Hotit. Këtij nuk do t’i vijë rendi kurrë më me qeverisë. Një herë ne ia kemi dhënë rendin, LDK ia dha mundësinë dhe për 52 ditë e shkeli kushtetutën dy herë”.
“Nuk ka kush që i lëviz vendimet tona, nuk ka kush që i lëviz vendimet për t’i ndihmuar qytetarët, për të vendosur rregull, rend dhe disiplinë, të luftojmë korrupsionin, krimin. I njëjti brumë janë ata, të gjithë janë njësoj. Në këto zgjedhje janë dy opsione, LDK dhe vizioni i saj dhe këta të tjerët që nuk ofrojnë asgjë. Një listë me njerëz me ekstremizmat e mundshme e telashe, plot hipoteka të të kaluarës”.
“Tash kemi plane të rëndësishme dhe të fuqishme, për të fuqizuar ekonominë, qytetarët, marrëdhëniet me ShBA. Do punojmë shumë që të mbështesim blegtorinë në veçanti, programi jonë i bujqësisë është i jashtëzakonshëm, kemi dyfishuar subvencionet për bujqësi dhe blegtori. Do ta mbështesim turizmin malor. Kemi me i mbështet qendrat e skijimit. Ky regjion me disa vite me projektet që kemi për këtë zonë dhe zonat e ngjashme”.
Ndër të tjerash, Hoti u shpreh i bindur se këtë vit do të përmbyllet me liberalizimin e vizave.
“Kemi me përmbyll këtë vit me liberalizim të vizave, jam i bindur. Ne jemi duke punuar me vendet e BE-së me qeveritë e tyre duke i bindur që ne jemi ata që e fuqizojmë ligjin, ata që e luftojnë korrupsionin. Jemi njerëz që kemi vizion të qartë, njerëz që i nënshtrohemi vetëm ligjit dhe kushtetutës. Me besimin në Zot, pa ndërtuar kule, pa iu nënshtruar individit por duke iu nënshtruar ligjit, kushtetutës dhe vizionit kah duhet të shkojë ky vend. Jam i privilegjuar që i prijë një liste të jashtëzakonshme të burrave dhe grave në listë”, tha Hoti…
Limaj: Mos e votoni Hoxhajn që gjenocidin serb në Kosovë e vlerëson si përpjekje për gjenocid
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar tubimet elektorale më përkrahës të Nismës Socialdemokrate.
Limaj në Lipjan ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe fatkeqësisht, ai thotë se një kandidat që ka pretendime për ta drejtuar vendin e vë në pikëpyetje këtë gjenocid serb.
Prandaj, ai ka ftuar qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe gjithë vendit, që të mos të votohet një kandidat që gjenocidin e pastër të okupatorit serb mbi popullin tonë, e quan pretendim për gjenocid.
Postimi i plotë i Limajt:
Tubimet elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, i nisëm sot me Lipajnin dhe Shtimen, ku bëmë edhe prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë, që pas 14 shkurtit do të përfaqësojnë denjësisht vlerat e kësaj zone në Kuvendin e Kosovës.
Serbia është okupatore dhe ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe fatkeqësisht një kandidat që ka pretendime për ta drejtuar vendin e vë në pikëpyetje këtë gjenocid serb. Prandaj, ftesa ime për qytetarët e Lipjanit, Shtimes dhe gjithë vendit, është që mos të votohet një kandidat që gjenocidin e pastër të okupatorit serb mbi popullin tonë, e quan pretendim për gjenocid.
Me shumë se kurrë zëri i çlirimtarëve të 121 i duhet Kuvendit të Kosovës, për t’ju rikujtuar gjithë sakrificën e një populli të tërë, atyre që e kanë harruar dhe asnjë ditë nuk ndalen së angazhuar për ta ndryshuar dhe zhvlerësuar të vërtetën historike të kombit tonë.
#MeÇlirimtarët #VotoNISMA121..
Pas njohjes së Izraelit, hyn në fuqi marrëveshja për investime amerikane në Kosovë
Përveç njohjes nga Izraeli dhe vendosjes së raporteve diplomatike me këtë shtet, Kosovës i ka ardhur edhe një lajm i mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që është derivat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar nga Avdullah Hoti dhe Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Tashmë ka hyrë në fuqi marrëveshja për investime nxitëse e Korporatës Amerikane Për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), e cila është edhe pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë DFC përmes një njoftimi zyrtar në “Twitter’, i cili është rishpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë
Kurti thirrje mërgatës: Votoni sa më masivisht dhe sa më parë!
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgatës që të mos presin afatet e fundit për dërgimin e votave drejt vendlindjes.
Kurti ka thënë që po bëjnë përpjekje maksimale që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë masive.
“Të dashur bashkatdhetarë, afati për të dërguar fletëvotimet tuaja përmes postës, tashmë ka filluar dhe do të përfundojë më 12 shkurt. Për shkak të afateve të shkurtra, ju lutem nxitoni të dërgoni fletëvotimet e juaja me shërbimet e shpejta postare në mënyrë që ato të mbërrijnë me kohë”.
“Angazhimi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm, numri i aplikimeve për regjistrim ka qenë tejet i lartë. Votat tuaja do të jenë aq të shumta. Ju po i prini fitores së madhe dhe ju do e vulosni fitoren e madhe”, u shpreh Kurti.
Flet qytetari të cilit policët ia thyen brinjtë
Gjithë ngjarja filloi kur Bardhyl Bakija, orët e hershme të së enjtes kaloi semaforin në të kuqe. Menjëherë pas kësaj, pjesëtarë të Policisë Rajonale të Gjakovës filluan ta ndjekin atë, deri në afërsi të shtëpisë së tij.
Aty Bakija thotë që policët ushtruan dhunë ndaj tij, krahas asaj që deklarohet se nuk refuzoi të dorëzohet.
“Edhe u nala, i çova durt edhe tu dalë prej kerrit thashë më falni se gabova. Pa e kry më ka ra dikush boks në kry më ka qit në tokë. Ma kanë msy nja 7 vetë me krejt forcën më kanë rrahë, vetëm zoti e di çfarë të rrehne më kanë bërë, këso të rrahure kam pa vetëm në kohën e okupimit të Serbisë, ka thënë Bakija.
Ai sqaron pse vendosi të kalojë semaforin në atë formë.
“Nuk isha në gjendje të mirë. Hyra në krye të rrugës e pashë 5 e 45 e mëngjesit, nuk kishte asnjë makinë, hajt thashë po hi në të kuqën, 8 sekonda. Si hina në të kuqën shkova rreth 300 metra po e vërej Policinë”, rrëfen ai.
60 vjeçari thotë se do ta sqarojë deri në fund pse policia përdori këtë metodë për ta ndaluar.
“Pa e marrë vesh nuk tërhiqem prej kësaj pune, ata janë të fortë, unë jam i ligë. Ata janë të fortë se ata më kanë rrahë mua”, shtoi ai.
E nga kjo ngjarje, ky qytetar pësoi lëndime. Zyrtarët policorë atij ia thyejnë dy brinjë. Këtë e kanë konfirmuar edhe në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“E kam vizituar pacientin, në bazë të ekzaminimit klinik që i kemi bërë, testeve dhe CT është konstatu se i ka dy brinjë të thyer në anën e majtë”, ka thënë ortopedi, Burim Sahatqiu.
Ndonëse dyshohet se Bakija është viktimë, ky fillimisht po hetohej si i dyshuar, pasi që rasti ishte lajmëruar si sulm ndaj personit zyrtar. Megjithatë, me të lajmëruar rastin, janë marrë masa.
Shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë suspenduar, derisa tre prej tyre janë ndaluar.
“Rasti fillimisht është raportu si sulm ndaj personit zyrtar dhe njësitet policore iu kanë pëegjigjur rastit, në ndërkohë kemi pranuar një informatë nga Inspektorati Policor që i dyshuari gjatë kohës sa ka qenë duke u trajtuar në spitalin rajonal ka kontaktuar IPK-në dhe ka pasur ankesa rreth përdorimit të forcës së tepruar nga ana e zyrtarëve policor, ka thënë Lumni Graishta nga Policia e Kosovës në Gjakovë.
Ai thotë që ata janë suspenduar në mënyrë që hetimet të zhvillohen pa pengesa.
Ndërkohë për të dyshuarit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masë të paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar tre zyrtarë policorë, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “ Lëndim i rëndë trupor”, ka thënë Yllka Juniku-Shehu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.
Rast i ngjashëm ishte raportuar edhe ditë më parë, ku ndaj një të riu dyshohet se zyrtarët policorë kanë ushtruar dhunë.. .
Moti
Të shtunën parashikohet mot pjesërisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 15 gradë celcius.Mot me diell në Tiranë,me temperatura nga 9 deri në 22 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 61404, Të shëruar:53231,të vdekur:1514
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com