Sht. Nën 23rd, 2024

NGJARJET E DITËS, E SHTUNË, 09.01.2021

Lutfi Haziri pas mbledhjes: S’do të kemi koalicione, kandidatët për deputetë emra kredibilë që përfaqësojnë politikën e LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë.
Haziri ka treguar se çfarë saktësisht kanë vendosur dhe kur pritet të shpallen kandidatët për deputetë.
“Eshtë finalizu pjesa teknike e shtabeve dhe janë finalizuar ndarjet territoriale për zona elektorale.110 kandidatë ndahen në ekipe dhe kandidatura. Ne jemi të gatshëm që nesër dhe ditëve në vijim me i plotësu kushtet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që na afate ligjore emrat e LDK-së me u zbardhë. Besoj shumë kanë me qenë emra kredibilë dhe përfaqësues, burra dhe gra që përfaqësojnë politikën dhe ideologjinë e LDK-së.”
Ai tutje ka bërë të ditur se nuk do të ketë koalicione por emrat e individëve do të përfshihen në një listë të përbashkët me LDK-në.
“Ende nuk ka përfundu asgjë, jemi në bisedime. Kryetari i LDK-së ka autorizimin së bashku me të nominuarin për Kryeministër për të realizu takime edhe me parti politike edhe individë apo eksponentë të tjerë që mund të jenë pjesë e LDK-së por përfaqësu brenda listës së LDK-së. Vetë fakti që janë në bisedime s’desha të flas më shumë. Parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë në kuptimin klasik ajo që jemi mësu me pa deri tash. Do të ketë koalicione me parti ose individ të përfaqësum në një listë të përbashkët politike” deklaroi Haziri.. .

Agjencia italiane thotë se kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë me 41%, ja si e përshkruan Albin Kurtin

Agjencia italiane e lajmeve ANSA, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve poliktike në Kosovë. Agjencia ka cituar sondazhin e kryer nga Instituti PiPOS, duke raportuar se partia e ish-kryeministrit Albin Kurti (Lëvizja Vetëvendosje), do të fitojë 41.10% të votave në zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.
Sipas sondazhit, e dyta do të dalë Partia Demokratike e Kosovës me 20.80 % të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në vendin e tretë.
ANSA e përshkruan Kurtin si një nacionalist dhe anti-serb, duke përmendur edhe metodat me të cilat LVV-ja ishte përpjekur të ndalonte miratimin e masave, të cilat i konsideronte në kundërshtim me interesat kombëtare.
Shkrimi i plotë i ANSA-s:
Në Kosovë, ku zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, një sondazh i parë favorizon Lëvizjen Vetëvendosje (në opozitë) të ish-kryeministrit Albin Kurti, me 41.10% të votave. Ajo do të ndiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ish-presidentit Hashim Thaçi, me 20,80%. Në vendin e tretë, është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kryeministrit në largim Avdullah Hoti.
Sondazhi i opinionit u krye nga Instituti PiPOS, siç raportohet nga mediat rajonale.
Albin Kurti është në pozicione nacionaliste dhe fuqimisht anti-serbe, i njohur për iniciativa ekscentrike dhe spektakolare si ajo e muajve të fundit për të përhapur gaz lotësjellës në sallën e parlamentit disa herë për të parandaluar miratimin e masave që konsiderohen në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës.
Zgjedhjet e reja të hershme në Kosovë erdhën pas një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e cila, duke pranuar një apel të Vetëvendosjes, kohët e fundit zhvleftësoi Qeverinë Hoti, e cila ishte formuar në parlament më 3 qershor.
Në fakt, gjyqtarët e konsideruan të pavlefshëm votën vendimtare të një deputeti, i dënuar së fundmi për korrupsion. Kjo nuk lejohet me ligj. Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, e cila mori detyrën e kreut të shtetit pas arrestimit të Thaçit në nëntor për krimet e luftës të UÇK-së, thirri zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt./BS

613 të shëruar, 7 të vdekur, 259 raste me Covid-19!

Gjatë 24-orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive.
Brenda 24-orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste nga 195.475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.375 raste të vdekjes.
Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 613 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 45.613 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.535.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtimje 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
Mbulojeni gojën dhe hundën me maska!
Mbajeni higjienën!
Respektojeni distancën!!.

Reagon përsëri Haxhi Avdyli, publikon faktet: Shpifjen ndaj meje e bëri portali që financohet nga biznesi i këtyre personave

Edhe njëherë ka reaguar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, pas disa akuzave të rënda ndaj tij se ka paguar për marrëdhënie seksuale.
E gjithë kjo, sipas ish-deputetit të LDK-së, po bëhet në kohë zgjedhjesh, dhe e cila ka për qëllim ta zmbrapsin nga rruga që ka nisur.
“Kjo shpifje e ulët e “Sinjalit” e reagimet e juaja më kanë bërë të kuptoj që puna dhe qëndrimet e mia ia kanë tronditur themelet e familjeve kriminale politike. Lufta vetëm sa ka filluar. Thuhet se pronar i ” Sinjali ” është Avokati i Isa M. Besnik B. dhe klanit Pronto, kurse sponsor kryesor e ka “M group” BMW e djemve të Isës. E di që jeni tronditur nga pjekuria e qytetarëve për ndryshim”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kujtojmë se Avdyli tashmë e ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së Vjosa Osmanit për zgjedhjet e reja.
Ja shkrimi i tij:
JU FALIMINDERIT njerëz të mirë të Kosovës për mesazhet e komentet e juaja përkrahëse. Unë edhe kam pritë që sivjet lufta politike do jetë e ashpër, por as në imagjinatën më largët s’do kisha besuar që bien kaq poshtë në shpifje. Kjo flet më shumë për ta se ku iu rrinë mendja dhe sa janë panik.
Kjo shpifje e ulët e “Sinjalit” e reagimet e juaja më kanë bërë të kuptoj që puna dhe qëndrimet e mia ia kanë tronditur themelet e familjeve kriminale politike. Lufta vetëm sa ka filluar.
Thuhet se pronar i “Sinjali” është Avokati i Isa M. Besnik B. dhe klanit Pronto, kurse sponsor kryesor e ka “M group” BMW e djemëve të Isës. E di që jeni tronditur nga pjekuria e qytetarëve për ndryshim.
Ju edhe ndoshta mendoni që ndalemi . Harroni. Ne ju presim të shpifni të fyeni, por nuk zmbrapsemi nga ai qëllimi madhor i yni. Një Kosovë pa krim e ç’kapur nga klanet e mafia politike e familjare po fillon nga 14 shkurti. Keni arsye me u shqetësuar sepse ditët e juaja të sundimit kriminal po iu vije fundi, e ballafaqimi me drejtësi do ju vije shpejtë. Organet e drejtësisë do e thonë fjalën e tyre . E me ju shpifësa pa imagjinatë -Shihemi ne Finale- me 14 shkurt e pastaj në Gjyq.. .

Avokati shqiptar: Presidenti Biden do ta hedhë iden e bashkimit për Kosovën dhe Shqipërinë

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka thënë se presidenti i ri amerikan Joe Biden, do të përbëjë risi në përkrahjen primare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Ngjela ka kritikuar presidentin në largim Donald Trump për qasjen e tij për idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.
Ai ka paralajmëruar se do të publikohen provat se pse u shit politika shqiptare në Kosovë e Shqipëri për këtë çështje.
Sipas avokatit, presidenti Biden do të hedhë idenë e tij për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:
A ka ndonjë aspekt të ri në politikën shqiptare në këtë fillim vit 2021?
Gjithsesi sot, në gazetën e madhe gjermane, der Zeit, korrespondenti i politikës se jashtme, Michael Thumann, ka shkruar me analizë konkrete se, Trump, Putin dhe Erdogan po godasin qytetërimin.
Kjo përbën një risi për vëmendjen e politikës shqiptare, sepse kryeministri Rama, pikërisht në këtë kohë kur po rrëzohej Trump-i në Amerikë, shkoi te Erdogani, një ditë përpara kryengritjes Trump në Uashington. (!)
Sigurisht, të gjitha këto, krijojnë një aspekt të ri të favorshëm në politikën shqiptare që është në favor të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, i cili arsyetohet sipas pikave të mëposhtme:
Presidenti i ri amerikan Joe Biden, do të përbëjë risi në përkrahjen primare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Fakti që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë në stafin e ngushtë të Joe Biden-it, presidentit amerikan të sapo zgjedhur, krijon lehtësi komunikimi midis saj dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Eliminimi i reaksionit antidemokratik të Donald Trump-it, do të nxjerrë fakte për aktivitetin e tij politik kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshim drastik i politikës amerikane nga presidenti Biden, gjithmonë në favor të Kosovës dhe pavarësisë së garantuar të saj, do të jetë një aspekt i ri për çështjen shqiptare.
Denoncimi i shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi si një lëvizje pro-serbe, akt ky i ndërmarrë nga presidenti Donald Trump, do të sjellë provat se si dhe pse u shit politika shqiptare, në Shqipëri e në Kosovë për këtë çështje.
Risi do të jetë gjithashtu edhe hedhja nga Joe Biden e idesë së tij doktrinare për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë.
Rritja në maksimum e presionit politik kundër korrupsionit politik shqiptar, ndaj të dyja krahëve të politikës aktuale; nga veprimi edhe më i fuqishëm i ambasadores Yuri Kim dhe i politikës së lartë amerikane; një aspekt i rëndësishëm do të jetë.
Intensifikimi edhe më i madh i veprimtarisë që do të ndërmarrë në Shqipëri FBI dhe CIA, kundër korrupsionit të lartë shtetëror, krimit të organizuar dhe, për neutralizimin e politikës së krerëve të korruptuar qe po shkojnë drejt Moskës dhe Beogradit – edhe ky, një aspekt shumë i rëndësishëm do të jetë…

Publikohet videoja që nuk do të dëshironte t’a shihte kurrë Rama, ja çfarë flet për Kurtin

Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka shumë kohë që ka lëshuar një deklaratë në lidhje me ish-kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Rama tha për media që Rama para mediave se lufta e Kosovës nuk përfundon me Vjosa Osmanin presidente, e as Albin Kurtin kryeministër.
Raportet e ftohta mes Ramës dhe Kurtit njihen edhe në kohën kur Kurti ishte kryeministër i vendit.
Mirëpo në një video të vitit 2017, kryministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në lidhje me Kurtin, të cilin thotë se do ta kishte votuar në zgjedhje nëse do të merrte pjesë.
Rama shprehët ndër të tjera që Kurti është një shqiptar intelegjent që dallon nga të tjerët,

Moti
Të dielen parashikohet mot me shi dhe borë, temperaturat do të levizin nga 0 deri 2 gradë Celsius. Mot me shi në Tiranë, me temperatura nga 14-19 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 53523. Të Shëruar: 45613. Të vdekur: 1375.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *