SBASHK’u e vazhdon betejën për dituri: E cakton të hënën ditë pushimi!
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e ka sfiduar kryeministrin Avdullah Hoti, duke e caktuar të hënën ditë pushimi, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, ka thënë se vendimi i qeverisë që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdoret për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër.
“SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti dje njoftoi se e hëna do të jetë ditë e rregullt e punës.
“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria. Ky vendim vjen si solidarizim me të gjithë ata të cilët janë në linjën e parë të frontit me pandeminë Covid- 19, punëtorët shëndetësor, stafin mbështetës në institucionet shëndetësore, polici dhe inspektorat, të cilët janë duke punuar për disa muaj me radhë pa asnjë ditë pushimi”, ka shkruar Hoti./Gazeta Express
Komunikata e plotë:
SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon te punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor.
Të premten punëtorët arsimor në fillimet e orëve të para të mësimit kanë bashkëbiseduar me nxënësit për 28 Nëntorin e flamurit kombëtar dhe të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe pastaj kanë treguar se bazuar në Kalendarin për këtë vit shkollor, aprovuar nga MASH e hëna është ditë pushimi dhe kështu edhe do të jetë.
Apeli a vendimi që të hënën të punohet në emër të solidaritetit me punëtorët shëndetësor le të përdorët për ndonjë herë e për ndonjë festë tjetër e jo për festën e madhe të flamurit kombëtar. SBASHK-u kujton se me punëtorët e arsimit janë solidarizuar që moti me mantelbardhët dhe me policinë duke mbajtur procesin mësimor në kushte tepër të rënduara e duke u përballur me Covidin me masa modeste mbrojtëse. Punëtorët e arsimit dhe nxënësit e meritojnë dhe duhet të pushojnë të hënën për ta ndjerë sado pak atmosferën festive e për të lartësuar kujtimin për heronjtë e dëshmorët e kombit , që i sollën lirinë këtij trualli.
SBASHK duke u bazuar në konsultimet dhe kërkesat e anëtarësisë kujton se me kalendarin për këtë vit shkollor dita e hënë e 30 nëntorit është ditë pushimi dhe apelon të punëtorët e arsimit , që të martën me energji të reja dhe në shenjë të lartësimit të kujtimit për flamurin kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari e heronjtë e dëshmorët tjerë të kombit ta vazhdojnë betejën për dituri të reja dhe për përfundimin me sukses të gjysmëvjetorit të parë sipas Kalendarit të MASH për këtë shkollor. SBASHK-u ua uron punëtorëve të arsimit dhe gjithë popullit shqiptar kudo është festën e madhe të flamurit tonë kombëtar.
14 të vdekur dhe 639 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.565 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 639 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 243 raste, Mitrovicë 60 raste, Pejë 41 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Gjakovë 35 raste, Vushtrri 29 raste, Podujevë 24 raste, Klinë 20 raste, Prizren 20 raste, Lipjan 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 11 raste, Istog 11 raste, Rahovec 11 raste, Gjilan 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Shtime 7 raste, Deçan 4 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik dhe Zubin-Potok..
Edhe një ish-ushtar i UÇK-së merr ftesë nga Specialja
Naim Kadolli, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Specialja.
Thotë se do të paraqitet në Hagë më 12 dhjetor në orën 10:00.
“Sot kur i gjithë populli shqiptar feston, festat më të rëndësishme të Kombit, 28 Nëntorin, unë si ushtar i UÇK-së marr ftesë nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë”, njoftoi ai në Facebook..
AAK porosi PDK’së: Ramushi e meriton të jetë Shef i Shtetit, e ndali ndarjen e Kosovës.
Veç në AAK po e përmendin se Ramush Haradinaj duhet të bëhet Shef i Shtetit. I fundit që ka folur është Ahmet Isufi, i cili ka thurur lavde se si Haradinaj është lider që i duhet Kosovës pasi ndali ndarjen e vendit. Ai ka thënë se udhëheqësi i Aleancës nuk i interesojnë vetëm marrja e postit por ka synim t’i shërbejë vendit.
Ahmet Isufi, Nënkryetar i AAK’së, ka zgjedhur 28 Nëntorin, t’i rendisë argumentet e tij pse Ramush Haradinaj duhet t’ia zë vendin e lënë zbraztë nga Hashim Thaçi.
Isufi ka argumentuar se lideri i AAK’së duhet të ngjitet në krye të shtetit sepse ndali procesin e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës. Një proces i tillë ishte diskutuar nga ish-Presidenti Thaçi, i cili nga janari i vitit 2018 e kishte lansuar idenë e korrigjimit të kufijve. Tash, Thaçi është në Hagë duke u ballafaquar me akuza për krime lufte.
“Di të ndalë edhe procese të dëmshme për Kosovën siç ka qenë rasti edhe me tentimin e korrigjimit të kufijve apo të ndarjes së Kosovës”, ka thënë Ahmet Isufi, në një intervistë partiake e realizuar nga faqja e FB të AAK’së.
Ramush Haradinaj ishte nominuar nga AAK’ja për pozitën e Presidentit ende pa iu konfirmuar aktakuza Hashim Thaçit.
Kundër propozimit të AAK’së deri tash kanë dalë PDK, LDK dhe Vetëvendosje.
Por, Partia e Haradinajt i ka votat vendimtare për votimin e një Presidenti kushdo prej partive që merret vesh për këtë pozitë.
PDK dhe LDK nuk kanë vota të mjaftueshme, 80 deputetë, pa i siguruar edhe votat e Partisë së katërt në Kosovë.
Në këtë situatë, Ahmet Isufi, thotë se Haradinaj nuk synon pozitë por po kërkon pozitë për t’i ndihmuar shtetit.
“Ramush Haradinaj është më i përshtatshmi për të pasë këtë post në këtë situatë të ndërlikuar dhe delikate. Kjo nuk është vetëm në shërbim të një grupacioni, por ky është shërbim i atdheut në një përgjegjësi shumë të lartë. Unitetin e krijon njeriu që mund të jepe më shumë nga vetvetja se sa të interesohet vetëm për një post sepse e kemi parë se Ramush Haradinaj ka treguar se është i vërteti dhe i domosdoshmi për momente të caktuara”, ka shtuar Isufi.
Aktualisht, ushtruese e detyrës së Presidentit është Vjosa Osmani, një përkrahëse e politikave të VV’së dhe Kurtit derisa ka dalë edhe kundër LDK’së dhe veprimeve të Isa Mustafës.
Deri më 5 mars ka kohë të votohet Presidenti në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës, ka thënë se nëse nuk gjendet një emër për President atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet. Isa Mustafa ka paralajmëruar për javën e ardhshme një tryezë të partive politike për të folur për emrin e ri të Shefit të Shtetit.
Vetëvendosje ka kërkuar se pari zgjedhje të reja e pastaj votim të Presidentit. Enver Hoxhaj i PDK’së ka thënë se partia e Kadri Veselit s’ka vota për asnjë kandidat tjetër për President përpos të partisë së tij..
Vetëdorëzohen dy vëllezërit që plagosën dy persona në pikë karburanti në Milloshevë
Sonte janë vetëdorëzuar dy persona në Polici pasi gjuajtën me armë zjarri në fshatin Milloshevë, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ku mbetën të lënduar dy persona.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se SH.V 1985 dhe vëllau i tij A.SH 1984 janë vetëdorëzuar dhe iu është konfiskuar vetura e përdorur, VW Polo.
Po ashtu, mësohet se vëllezërve që ishin arratisur pas gjuajtjes me armë zjarri, iu është konfiskuar edhe një relove Zastava TT me një karikator dhe 2 copë municion të kalibrit 7.62 mm.
Sipas të dhënave motivi i kësaj ngjarje ka ndodhur para disa ditësh, ku ka qenë një mosmarrëveshje mes dy grupeve.
Dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/..
Ahmeti: Qeveria duhet të bëjë atë që po e bën Prishtina
Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, e cila ka muaj që nuk ka arritur ta miratojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, madje, edhe ndaj ish-ministrit të Financave, Besnik Bislimi, i cili ka propozuar ndihmë përmes kredive.
Ahmeti, përmes një reagimi në Facebook, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë atë që po bën Prishtina “shumëzuar për 100”.
“Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më!”, shkruan Ahmeti duke iu përgjigjur Besnik Bislimit nga Vetëvendosje, i cili sot gjatë ditës tha se “Hoti nuk ka tru për rimëkëmbje ekonomike”.
“Në këtë krizë qeveria i ka dy qëllime – 1. Me e kthy besimin në ekonomi – ku bizneset investojnë e qytetarët shpenzojnë (e kundërta e tkurrjes) – pra me e hek sikletin se ditë të zeza po na presin dhe 2. Me i mbrojt më të rrezikuarit mos me ra nën vijën e varfërisë”, shkruan Ahmeti.
Derisa i përgjigjet Bislimit, Ahmeti thotë se ideja e tij nuk është zgjidhje.
“Pra shteti duhet me e vendos vetën në këpucët e biznesit dhe të qytetarit. Në çfarë kushte një biznes do të investonte sot, dhe në çfarë kushtesh qytetari do të shpenzonte më shumë. Veç kur të mendoni ashtu, do ta kuptoni se çka po folni ju as për së afërmi nuk është zgjidhje. Zgjidhja e Keynesit për kërkesën agregate nuk ka të bëjë me mi gjet mu 900 euro kredi për me ble se ndoshta po shpëtojmë, po me kthimin e besimit në ekonomi për me shpenzu më shumë. Investimet qeveritare janë zero se i keni ndal, bizneset nuk guxojnë me investu se s’po presin send, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se s’kanë. Ata që kanë i ruajnë për ditë të zeza. E kundërta e Keynesit!”, shkruan kreu i Prishtinës.
Sipas Ahmeti, Qeveria duhet të bëjë atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100.
“Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve. Është e thjeshtë, në Macro 101 në çdo shkollë. Si të majtë ashtu edhe të djathtë. E ke në çdo shtet serioz në botë sot. Mundësitë i kemi, veç edhe vullnetin e mendt”, thotë tutje Ahmeti..
MOTI
Të dielen parashikohet mot me vranesira ne mbremje shi perzier me fjolla bore , temperaturat do të levizin nga -2 deri 5 gradë Celsius. Mot me vranesira dhe shi në Tiranë, me temperatura nga 10-17 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 38431. Të Shëruar: 23754. Të vdekur: 989
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com