Dogana i reagon Abelard Tahirit/ Kërko falje ose do të përballësh me padi
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri në seancën parlamentare ka deklaruar se agjensioni që ka bërë deklarimin e mallit në dërgesën që është kapur droga në tentim kontrabandim në sasi të 400 kilogramëve është i vëllait të drejtorit të Doganës. Dogana e Kosovës ka bërë verifikimet e nevojshme dhe siguron publikun se ky deklarim është i pa vërtetë.
“Deklarata të tilla përtej dëmit të padrejtë që i bëjnë drejtorit dhe familjes së tij, i bëjnë dëm të madh besimit të publikut ndaj Doganës së Kosovës dhe po ashtu edhe partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe vendor. Ky dëm ndikon jashtëzakonisht keq në arritjen e objektivave në mbrojtjen e shoqërisë dhe mbledhjen të hyrave”, thuhet në reagimin e Doganës.
Dogana e Kosovës, thotë se është organizatë e pa anshme politikisht dhe nuk do të lejoj asnjë lloj animi politik, andaj dëmi nga zyrtarët e lartë publik në besimin që Dogana ka dhe synon të avancoj karshi taksapaguesve, është i pa pranueshëm.
“Në rast se deputeti Tahiri nuk tërheq fjalët e pa vërteta dhe nuk i kërkon falje publike Doganës së Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm, Agron Llugaliu do të ushtroj të drejtën e tij qytetare për të ngritur padi në Gjykatën kompetente për dëmin që i është bërë Doganës së Kosovës, Llugaliut dhe familjes nga deputeti në fjalë”, thuhet në reagim.
Gjithashtu, Dogana ka ftuar prokurorin që të nis një hetim që do të ndriçonte të vërtetën në këtë rast dhe opinioni do të njoftohej në mënyrë të pavarur.
“Dogana e Kosovës, në saje të reformës dhe mirëmenaxhimit, të mbështetur pa rezervë edhe nga Ministria e Financave, në kohën e fundit ka pasur rezultate të jashtëzakonshme në luftimin e dukurive të dëmshme, siç është korrupsioni dhe kontrabanda dhe me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë dhe interesit publik, këtë do ta vijoj pa kompromis, pa marrë parasysh pengesat dhe vështirësitë që mund të paraqiten”, thuhet ndër të tjera në reagimin e doganës ndaj deklaratës së Abelard Tahirit.
Sipas Doganës, në fushën e të hyrave ka pasur një përmirësim të dukshëm në ditët e fundit, me ç’rast trendi i tejkalimit të vitit të kaluar nga vlera prej 80 milion më shumë që ka qenë si mesatare tani ka arritur në afër 100 milion Euro taksa të mbledhura më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar
Kuvendi shkarkon bordin e AKP-së
Me 65 vota për Kuvendi shkakroj bordin e Agjencisë Kosovare të privatizimit.
Kjo u bë e dityur nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ndërsa më parë Kuvendi nuk e miratoj raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.
Për këtë raport votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë.
Ndërkohë me 65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.
Tani qeveria duhet të prezantoj në Kuvend përbërjen e re të këtij bordi…
Kurti: Ai që s’ka liri të fjalës, s’mund të flas hiç – dikush tjetër flet për të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për lirinë e shprehjes, për të cilën pati kritika nga deputetët opozitarë.
Kjo meqë në seancën e sotme, u diskutua lidhur me shuarjen e AKP-së, dhe Kurti akuzohej nga deputetët e PDK-së që po zëvendëson borde, dhe nuk po jep plan konkret në shuarjen e kësaj agjencie.
”Së pari ne nuk duam t’ja ndalim fjalën askujt, askush asnjëherë nuk do t’ua ndaloj fjalën. Ne duam ta ndalim hajninë”.
”Rrjedhimisht flisni sa të doni, seanca shpesh sa të mundni. S’ka asnjë problem. Është interesante, qysh njerëzit që vazhdimisht e marrin fjalën edhe flasin, ankohen që s’po ka liri të fjalës”.
”Ai që s’ka liri të fjalës, ai s’mund flet hiç, duhet me fol dikush tjetër për të. S’po e di ai person, a po e ndjen veten qysh po e ndjejmë ne. Se s’di qysh ta shpjegoj këtë paradoks”.
”Natyrisht që Prokuroria duhet të merret me krimet. Por ça të bëjmë kur s’po merret. Ne duam shtet të së drejtës. Prokuroria duhet t’i gjurmojë, e hetojë e ngrit aktakuza për kriminelë. Por s’po e bën. Sepse diagnosza jonë ka qenë e qartë. Republika e Kosovës ka elemente të shtetit të kapur. Në Kosovë ka njerëz që paguhen që të rrijnë. E këtë ne duam ta ndryshojmë dhe do ta ndryshojmë”.
”Nuk ka kuptim, jashtë kontekstit që e përcakton programi qeveritar”. ..
Abrashi: Privatizimi e ka bankrotuar Kosovën
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar që të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Sipas tij, privatizimi e ka bankrotuar Kosovën.
“Data 27 le të jetë datë kur edhe universitetet tona do të mësojnë për pasojat e një procesi shkatërrues siç ishte AKP”…
1 i vdekur, 230 të shëruar dhe 23 raste me Covid-19
Njoftimi i Plotë nga IKSHPK
230 TË SHËRUAR DHE 23 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!
Gripi i shpezëve në Kosovë, AUV: Izolohen fermat ku dyshohet se është përhapur
Gripi i shpezëve “Avian Influenza” po dyshohet se është shpërndarë në Kosovë.
Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thonë se në katër ferma të ekonomive familjare në vend, ka dyshime të bazuara për përhapjen e këtij gripi.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, për IndeksOnline tha se se janë marrë mostra për t’u testuar në laborator, për ta konfirmuar prezencën dhe llojin apo tipin e gripit të shpezëve.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dje ka njoftuar të gjithë qytetaret për dyshime të bazuara për prezencë të gripit të shpezëve ne vendin tonë. Kjo me qellim të ngritjes se vigjilencës për ndërmarrjen e masave mbrojtëse nga fermerët. Ne jemi në fazën hulumtuese diagnostikuese ne fermat të cilat janë të dyshimta. Kemi marrë mostra për ti testuar në laboratorë referent për të konfirmuar prezencën dhe llojin apo tipin e gripit të shpezëve. Deri në nxjerrje të rezultateve konfirmative qëndrojmë në situatë të dyshimitë”, ka deklaruar Thaçi.
Ai tregoi se fermat ku dyshohet për përhapje të këtij gripi, janë izoluar dhe po mbikëqyren.
“Të gjithë veterinarët zyrtar të AUV-së, bashkë me praktikat veterinare private janë mobilizuar, për të koordinuar veprimet e menjëhershme ne teren. Duke mbikëqyrë fermat e vendosura në izolim. Po ashtu nisjen e hulumtimeve në fermat përreth tyre ne perimetër 3 kilometra. Në koordinim dhe mbështetje të autoriteteve lokale, do ketë mbikëqyrje të rreptë të lëvizjes se shpezëve në zonat e dyshimta. Po ashtu përmes kontakteve në zyrën qendrore dhe zyrave regjionale të AUV-së jemi duke mbledh informata mbi paraqitjen eventuale të rasteve në lokacione tjera. Përmes Drejtorisë se Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve jemi duke organizuar mbikëqyrje të veprimeve në teren konform Udhëzimit administrativ Nr.24/2005 Për luftimin e sëmundjes zoonotike të shpezëve ‘’Gripi i shpezëve’’ Avian Influenza”, ka deklaruar Thaçi.
Thaçi tha se fakti se gripi bartet nga shpendë shtegtare kjo e bën të pamundur ndalimin e gripit për të hyrë në një vend (shtet).
“Por kjo nuk do të thotë që ai do të kalojë tek te gjitha shpendët shtëpiake. Kontrollet efektive të shpendëve, siç është ndalimi i shpendëve shtegtarë të futen ne fermat apo kotecet e pulave, do ta ndalonte një gjë të tillë. Pastaj respektimi i masave strikte të biosigurisë parandalon përhapjen ne ferma tjera. Ne po veprojmë me të gjitha kapacitete qe të parandalojmë përhapjen, të mbrojmë dhe ruajmë ekonominë e pularive ne vend. Për disa lloje të virusit të shpezëve nuk ka ende vaksinë qe parandalon infektimin”, tha ai.
IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Gjilan, me dyshimin se kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Rasti kishte ndodhur më 22.05.2021 rreth orës 22:00 në një lokal në Gjilan, ndërsa IPK hetimet mbi rastin i ka filluar dy ditë më herët pasi pranuan një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte se ndaj tij dhe tre qytetarëve të tjerë ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës.
Rekomandimi për suspendimin e zyrtarëve policorë ka ardhur pas analizimit të ankesës dhe shkresave tjera, raporteve mjekësore dhe fotografive, të cilat IPK i ka siguruar gjatë veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore Gjilan.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
Parashikimi i motit:
Gjatë ditës së premte parashikohet mot pjesërisht me diell,pastaj vranesira dhe mundesi per te reshura shiu dhe bubullima temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 17 gradë celcius, Mot pjeserisht me diell në Tiranë me temperatura nga 14 deri në 26 gradë celcius.
Covid-19 në Kosovë:
Total Raste: 107.336 , Të Sheruar: 102.107 , Të vdekur: 2.242 ,Raste aktive:2.987
www.rtvarberia.com