Die. Nën 24th, 2024

NGJARJET E DITËS SË MARTË,01.06.2021

Zgjedhjet lokale/ Osmani nesër takohet me liderët e partive për caktimin e datës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do të takohet me përfaqësuesit e partive politike në vend, për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline këshilltari i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai shtoi se pas këtyre takimeve do të vendoset data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, tha ai…

Zbardhet agjenda e takimeve të presidentes me partitë politike për zgjedhjet lokale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka planifikuar që nga dita e nesërme të filloj konsultimet me partitë politike për caktimin e datës se zgjedhjeve lokale të cilat janë paraparë të mbahen në vjeshtën e këtij viti.
Nga presidenca kanë konfirmuar për “Indeksonline”, se takimet me partitë politike do të fillojnë nesër në ora 13:00.
Bekim Kupina këshilltar për media i presidentes ka thënë se takimet fillojnë në ora 13:00 dhe mbarojnë në 18:00, sipas madhësisë së subjektit.
Sipas ligjit përkatës zgjedhjet mund të mbahen më herët se gjashtëdhjetë (60) ditë para përfundimit të mandatit dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas përfundimit të mandatit.
Partitë politike tanimë kanë filluar t’i zyrtarizojnë kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.

Zv/kryeministri Bislimi priti në takim Palmerin dhe Lajçakjun

Gjatë vizitës dy ditore të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, zhvilloi me ta disa takime.
Temat që u prekën në këto takime kishin kryesisht fokus mbarëvajtjen e procesit të ri dialogut dhe hapat e ardhshëm që pritet të ndërmerren në të.
Në njërin nga takimet ishin të pranishëm edhe disa këshilltarë nga zyra e z. Lajčák dhe disa nga ekspertët e angazhuar në mbështetje të Qeverisë në procesin e dialogut.
Në takime u diskutua edhe për përgatitjet në lidhje me vizitën në Bruksel gjatë muajit qershor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi theksoi vullnetin e Qeverisë për t’u përfshirë në një dialog të drejtë, parimor dhe në shërbim të qytetarëve dhe paqes e sigurisë së përgjithshme.
Zëvendëskryeministri u shpreh mirënjohës për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur procesin e dialogut, që siç tha ai, është edhe një sinjal për praninë e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA-ve, si partnerë në zhvillimin dhe krijimin e një të ardhme premtuese në Kosovë. .

Gjergj Dedaj njofton se ka liruar detyrën e ambasadorit

Gjergj Dedaj më 31 maj ka liruar detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Dedaj përmes një letre, shkarkimin e tij nga presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur tendencioz, skandaloz dhe hakmarrje politike.
Ai ka thënë se shkarkim i tij ishte i kundërligjshëm dhe në kundërshtim me Konventën e Vjenës.
“Presidentja Osmani e cila do të duhet të kryente obligimet e saja kushtetuese si një figurë unifikuese, ajo tashme është shndërruar një njërën nder figurat më përçarëse, shantazhuese, kërcënuese dhe diskriminuese, mbi baza politike, partiake dhe fetare në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Dedaj në letrën e tij.
Ai në këtë letër tregon për mënyrën se si i është kërkuar që brenda një dite ta lirojë detyrën e ambasadorit, raporton “Epoka e re”.
“Shprehi keqardhje që në vend të mirënjohjes shteti im bënë këtë skandal ndaj meje për qëllime të njohura për mua, pa ma dhënë mundësinë e organizimit të një ceremonie falënderuese për liderët e institucioneve të RMV, për korin diplomatik të akredituar në Shkup, shumë miqve të tjerë me të cilët kisha bashkëpunim brilant”, ka thënë Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut…

177 të shëruar dhe 19 raste me Covid-19

Njoftimi i Plotë nga IKSHPK

01 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

Skender Hyseni i reagon kryeministrit për deklaratën rreth Asociacionit

Ish koordinatori për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.
Hyseni përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se kreu i ekzekutivit e dinë që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe.
Postimi i plotë i Hysenit:
Një tjetër “lojë me fjalë” e Albin Kurtit
Siq raportohet në media, KM i Kosovës paska deklaruar sot: “Në Kosovë nuk mund të kemi Asociacion njëetnik, të mos krijojmë krahina që ndajnë qytetarët”.
Është vetëm lojë fjalësh apo dicka më shumë. Kjo mbetet të shihet! Sepse, ai e di që as asociacioni i ratifikuar në kuvendin e Kosovës nuk do te ishte një-etnik, por multi-etnik, me shumicë serbe.
Shtohet pyetja, mos ndoshta Albin Kurti syon të krijojë, në Kosovë, komuna të reja, me shumicë boshnjake, turke, rome, ashkalinje apo egjiptiane???!!!…. dhe ato t’ia bashkangjes asociacionit të komunave me shumicë serbe, që këtë asociacion ta bëj pak ma multietnik, e që do të përbënte ndarje klasike të Kosovës përgjat linjave etnike!!! Lojë e rrezikshme, madje edhe nëse mbetet vetëm me fjalë.
Serbia në dialog me Kosovën, historikisht (Rambuje, Vjenë), madje edhe në Bruksel ka pretenduar se është ‘mbroijtëse’ e të gjitha grupeve etnike jo-shqiptare në Kosovë.
Sipas kësaj ‘filozofie’ të Kurtit, edhe Kosova është një-etnike sepse është 90% shqiptare!!!
Jo, Kosova është shtet multi-etnik dhe multi-konfesional.
Ndonëse, vështire e besueshme, shpresoj që Kurti të ket patur guximin që Lajçakut dhe Palmerit, në takim, e pakta t’u ket thënë që asnjë asociacion me kompetenca ekzekutive e legjislative nuk mund të pranohet, sepse do të krijonte një rrafsh të ndërmjemë të pushtetit në Kosovë.
Këte të paktën, në vend të lojës së rrezikshme me fjalë!
Skender Hyseni.

Incident tek Ura e Ibrit, dhjetëra persona sulmojnë Policinë me fishekzjarre

Një grup maturantësh serbë kanë shkuar pa paralajmërim te Ura e Ibrit ku edhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policëve
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për media se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.
“Një grup maturantësh rreth 30-40 persona kanë shkuar te Ura e Ibrit pa paralajmërim, kanë hedhur fishekzjarrë. Nuk raportohet për persona të lënduar, turma është shpërndarë nga policia, do të shqiptohen masa kundërvajtëse”, tha ai.
Ndërkaq, në pamjet që kanë rrjedhur në internet shihet se maturantët kanë mbajtur me vete edhe flamujt serbë.
Para pak çastesh ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë.
Dhjetra perosna e kanë sulmiar Policinë e Kosovës me fishekzjarre.
Ende nuk janë dihen arsyet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë.
Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës.
Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës…

Parashikimi i motit:

Gjatë ditës së mërkurë parashikohet mot pjesërisht me diell ,temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 20 gradë celcius, Mot pjeserisht me diell në Tiranë me temperatura nga 11 deri në 25 gradë celcius.

Covid-19 në Kosovë:
Total Raste: 107.429 , Të Sheruar: 103.143, Të vdekur: 2.243 ,Raste aktive: 2.043

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *