Një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 17 raste të reja me Covid, ndërsa janë shëruar 86 persona.
Njoftimi i plotë:
19 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës.
Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes
Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. Në total numri i rasteve aktive është 562.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!