Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ia caktuar një muaj paraburgim Hasan Krasniqit, kryeshef i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.
Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për masën e paraburgimit.
Njoftimi i plotë:
Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit H.K. për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Falsifikim i dokumentit zyrtarPrishtinë, 20 Mars 2025 –
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit H.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Falsifikim i dokumentit zyrtar.
Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin H.K, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprave penale, rreziku i ikjes së tij dhe i njëjti mund të ndikoj në prova apo në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën normale të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë