Die. Sht 8th, 2024

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për Ridvan Muharremin, Irfan Lipovicën dhe Hafiz Garën.

Të njëjtit u arrestuan dje, nën dyshimin se kanë keqpërdorur rezervat shtetërore.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurit I.L dhe H.G për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe i pandehuri R.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit I.L, H.G dhe R.M, të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin. Masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është caktuar në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 e 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *