Një person dyshohet se ka therur veten me thikë, sot rreth orës 14 e 30, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxhaj, ka dhënë detaje përkitazi me këtë rast.
“Më datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxhaj.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.