“Sot nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë të mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar: E.S, mashkull 52 vjeç, është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë themelere lidhur me rastin që ka ndodhë me 9 gusht 2024, në një xhami në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/