Mër. Dhj 18th, 2024

‘’Një projekt që synon transformim”: Abdixhiku prezanton sot programin për Drejtësi, Mbrojtje e Siguri

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën nga ora 19 do të prezantoi programin për Drejtësi, Mbrojtje dhe Siguri, të “Rrugës së Re”.

Në njoftimin e tyre thuhet se ky projekt synon ta transformojë Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë e vendit tonë, ashtu siç edhe e meritojnë qytetarët.

“Të martën, më datë 17 dhjetor, në orën 19:00, në Gjimnazin “Ulpiana”, Lipjan, do të shpalosim alternativën tonë për Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Sigurinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Ndryshimi po vjen edhe në Drejtësi, Mbrojtje dhe Siguri! Këtë ndryshim do ta bëjmë bashkë!”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *