Pre. Sht 20th, 2024

Një skijatore amerikane humb jetën nga orteku në Brezovicë – pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Brezovicë, ku një grua ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së një orteku.

Indeksonline raporton se viktima 54 vjeçare është shtetase amerikane, dhe se në momentin kur ka rrëshqitur orteku i borës, e njëjta ishte duke skijuar bashkë me bashkëshortin e saj.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka deklaruar Veseli për IndeksOnline.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *