Fillimisht, ky sport do të mënjanohej nga Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028, por tani duket se do të marrë dritën jeshile.
Los Anxhelos do të presë Lojërat Olimpike për herë të tretë në histori dhe shpreson të sjellë 15 milionë vizitorë në 50 pikat ku do të zhvillohen aktivitete dhe ngjarje të ndryshme sportive.
Është konfirmuar se softball dhe baseball, kriketi dhe lakrosi do të kthehen për Lojërat Olimpike, ndërsa futbolli me flamur, një variant i futbollit amerikan dhe squash do të shtohen për herë të parë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Pas një debutimi të ngarkuar dhe një polemike që përfshiu Raygun në Paris, u konfirmua se “breaking” nuk do të kthehej në Los Anxhelos.
Por, gjithashtu, boksi nuk ishte në programin fillestar për shkak të çështjeve mbi financimin, qeverisjen dhe etikën. U caktua një afat, por disa nga problemet e vazhdueshme duket se janë zgjidhur, duke hapur rrugën për vazhdimin e sportit në agjendë.
Në dy Lojërat Olimpike të fundit, IOC veproi si organ drejtues, pasi Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA), e udhëhequr nga Rusia, u pezullua në vitin 2019 dhe iu hoq statusi në vitin 2023 për shkak të mos zbatimit të reformave.
Të dy organet ishin në kundërshtim për çështjen e pranueshmërisë së dy boksierëve femra që garonin në konkurrencën e femrave.