Sht. Nën 23rd, 2024

Noizy vëhet në pranga, pritet të ekstradohet në Kosovë

Fast Kosova në bashkëpunim me Fast Albania kanë arritur të vënë në pranga Noizyn dhe Bahtijar Bajratktarin.

Operacioni policor për kapjen e dy të kërkuarve nga autoritet e Kosovës u quajt “Fast”.

Policia shqiptare bën të ditur se Noizy do të ekstradohet në Kosovë. “Kapen nga “Fast Albania” dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për kërkimin, njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga “FAST Kosova”, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, “FAST Albania”, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”, thuhet në njoftim

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *