Die. Nën 24th, 2024

Nuk heq dorë kryeministri Kurti, i dërgon sërish mesazh Serbisë: Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Kuvendin e Kosovës ku u mbajt seancë për nder të vizitës së kryediplomatit Italian, Luigi Di Maio.

Kryeministri aty foli edhe për procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin tha se zgjidhja e vetme është përfundimi me njohje të Kosovës.

Madje njohja, siç tha Kurti është e domosdoshme.

“Kemi zbatuar detyrat tona, dhe falënderojmë që Italia vazhdimisht bën përpjekje në njohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe liberalizimin e vizave, andaj me Italinë kemi një miqësi të vërtetë. Zgjidhja e vetme është njohja e shtetit tonë dhe që e ndihmon edhe Serbinë nga mentaliteti i forcuar i Millosheviqit. E domosdoshme për ne është njohja e Kosovës. Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive”, tha Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *