Sht. Nën 23rd, 2024

Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje thonë nga PDK

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare me qëllimin e vetëm pengimin e mazhorancës dhe të dërgohet vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se kjo qeveri nuk e meriton të qeverisë marrë parasysh që vendi është ende nënë sanksione dhe i qortuar nga SHBA. Bojkoti i PDK-së, tha Tahiri se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ju e dini që tash e një periudhe apo më mirë nga qershori i viti të kaluar GP i PDK nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, u shpreh Tahiri.

closevolume_off
Ai tha se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është domosdoshme, marrë parasysh sanksionet ndërkombëtare. Ai tha se Kosovës i nevojitet Qeveri e re “në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim”.

“Kur jemi nën kërcenim të vazhdueshëm për një suspendim të partneritetit me SHBA, çfarë kuptimi ka kur në nderkombëtarisht po izolohemi dhe të vazhdojmë të sillemi se gjithçka është normale këtu dhe t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Në çdo veprim, çdo përpjekje e jona që e bëjmë në Kuvendin e Kosovës është që ta qojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që ta nxjerrim nga izolimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet ndërkombëtare. Vendit i duhet një kryeministër i ri, një qeveri e re, dhe pa dyshim që do të vije nga PDK-ja në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim dhe të japim një zhvillim”, u shpreh ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *