Sht. Nën 23rd, 2024

Nuk ndalet greva, SBAShK ka një porosi për mësimdhënësit

Sindikata e Arsimit u ka bërë thirrje edhe një herë anëtarëve të saj që të jenë vigjilentë dhe unikë në grevën që po mbajnë.

Ata kanë kërkuar nga mësimdhënësit që të vazhdojnë grevën.

Burime të Indeksonline raportojnë se SBAShK u ka komunikuar mësimdhënësve se dialogu me Qeverinë nuk ka pasur sukses.

Ata gjithashtu u kanë kujtuar mësimdhënësve se Ligji i grevave i mbron punëtorët në vendin e punës, në kohën e përcaktuar nga Këshilli Grevist (09:00-12:00).

Sipas SBAShK, është e rëndësishme që kjo normë të respektohet dhe ka paralajmëruar mësimdhënësit që të mos nëshkruajnë dhe dalin, për shkak të mosseriozitetit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *