Mër. Jan 8th, 2025

Numrat e partive politike për Zgjedhjet e 9 shkurtit

Janë përcaktuar numrat e partive politike që do të jenë pjesë e garës për Zgjedhjet e rregullta parlamentare, më 9 shkurt 2025.Përmes shortit në Zgjedhjet e 9 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të ketë numrin 118, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 124, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 131, ndërsa Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore me numër 137.Në dy vazo mbi tavolinë: u vendosën në njërën prej tyre subjektet politike e në tjetrën numri në fletëvotim për Zgjedhjet e përgjithshme dhe në mënyrë rastësore u tërhoq shorti.Secili përfaqësues i subjektit doli ta tërheqë numrin që qëlloi me short.Përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Srbska Demokratka nuk morën pjesë në tërheqjen e shortit për Zgjedhjet e 9 shkurtit. Në mungesë të përfaqësuesve të tyre shorti u tërhoq nga Sekretariati i KQZ-së.Lista Serbe qëlloi e treta, por në mungesë të përfaqësueve të saj, numri u tërhoq nga anëtarët e KQZ-së. Numri i kësaj partie doli të jetë 112.

Renditja:Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me numër 118;
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 124;
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 131;
Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore – 137;
Srpski Narodni Pokret – 133;
Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 115;
Opre Roma Kosova – 136;
Koalicija Vakat – 135;
Nova Demokratska Stranka – 119;
Jedinstevna Goransla Partija – 113;
Kosova Demokratik Turk Partisi – 134;
Socialdemokratska Unija- SDU – 127;
Za Slobodu Pravdu Opstanak – 132;
Kosova Adalet Turk Partisi – 122;
Partia Fjala – 138;
Koalicioni për Familjen – 129;
Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 117;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 111;
Kandidati i pavarur Fatmir Bytyçi – 128;
Partija Kosovskih Srba – 120;
Partia e Ashkalinjve për Integrim – 123;
Srbska Demokratka – 116;
Lista Serbe – 112;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës -114
Nasa Bosnjacka Koalicija -121
PDAK-LPB -125
Gradjanska inicijativa Narodna Pravda -126

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *