Sht. Nën 23rd, 2024

Nura: 10 milionë euro dëm nga përmbytjet në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura deklaroi se dëmi nga përmbytjet në këtë komunë, është vlerësuar në 10 milionë euro.

Në një intervistë për Euronews Albania, Nura u shpreh se përmbytjet kanë dëmtuar jashtëzakonisht infrastrukturën publike, teksa shtoi se 11 ura janë shkatërruar totalisht.

Ndër të tjera, Nura bëri të ditur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryemininistri Edi Rama i kanë deklaruar se janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë.

“Kryesisht, janë 10 fshatra që janë goditur, përfshirë qyteti i Skënderajt. Është dëmtuar jashtëzakonisht infrastruktura publike. Bëhet fjalë për 11 ura të shkatërruara totalisht, jashtë përdorimit. Rrugë, ekonomi familjare, biznese, ekonomi bujqësore, ku vlerësimi është 10 milionë euro dëme në total.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili më ka marrë në telefon dhe ka ofruar gatimshërinë. Njëkohësisht, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, i cili ka bërë hapa të caktuar në drejtim të ofrimit të ndihmës, përmes Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila ka ofruar gjendje gatishmërie afër kufirit me Kosovën”, theksoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *