Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka dënuar Federatën e Serbisë me 50 mijë franga.
Ky dënim vjen pasi tifozët serb në ndeshjen ndaj Zvicrës, bën thirrje raciste, në veçanti ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, shkruan IndeksOnline.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me gjobë prej 50 mijë franga zvicerane dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (prej 25 për qind), në ndeshjen zyrtare të radhës të përfaqësueses A. Dënimi është për shkelje të neneve 13 (diskriminimi) dhe 12 (sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA”, shkruan në vendimin e FIFA-s.