Pre. Nën 22nd, 2024

Oferta e Haradinaj për kryeministër, Lushtaku i PDK-së: Ka përfunduar koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e kryeministrit si dhuratë

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot ka folur për një marrëveshje me LDK-në dhe PDK-në për ta marrë me rotacion pozitën e kryeministrit.

Lushtaku ka shkruar se ka përfunduar koha kur partitë e vogla e kanë parë karrigen e kryeministrit si dhuratë.

“Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe”, ka shkruar Lushtaku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *