Die. Sht 8th, 2024

OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjenocidit të Srebrenicës, nën kundërshtimin e fortë serb

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten për të përcaktuar ditën e përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë, një synim që ka ngjallur kundërshtim të ashpër nga serbët, të cilët kanë frikë se do t’i cilësojë të gjithë ata si mbështetës “gjenocidal” të vrasjeve masive.

Rezoluta e hartuar nga Gjermania dhe Ruanda nuk e përmend Serbinë si fajtore, por kjo nuk e ka ndalur fushatën intensive kundër saj nga presidenti i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe presidenti populist i Serbisë fqinje. Aleksandar Vuçiç.

Asambleja prej 193 anëtarësh pritet të votojë të enjten për rezolutën që do të caktojë 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”, që do të shënohet çdo vit.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë nga gratë, nënat dhe motrat e tyre dhe i vranë. Ata që u përpoqën të arratisen, u ndoqën nëpër pyje dhe në malet përreth qytetit.

Vrasjet e Srebrenicës ishin kulmi i përgjakshëm i luftës së Bosnjës përgjatë viteve 1992-1995, e cila pasoi shpërbërjes së ish Jugosllavisë, duke nxitur pasionet nacionaliste dhe ambiciet territoriale, që i vunë serbët e Bosnjës kundër dy popullsive të tjera kryesore etnike të vendit, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.

Si Serbia ashtu edhe serbët e Bosnjës kanë mohuar se ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë edhe pse kjo është vërtetuar nga dy gjykata të OKB-së.

Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, pjesa serbe e Bosnjës që përfshin rreth gjysmën e territorit të saj, shkroi të mërkurën në platformën e mediave sociale X se rezoluta e OKB-së po imponohet nga mbështetësit e boshnjakëve myslimanë dhe se ajo do të ndaje vendin.

“Bosnja dhe Hercegovina ka arritur fundin e saj, ose për të qenë më i saktë, ajo u soll aty nga ata që u betuan për të”, shkroi Milorad Dodiku në rrjetin X. “Gjithçka që mbetet është që ne të gjithë të bëjmë përpjekje për të qenë fqinjë të mirë. dhe të ndahemi në paqe”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *