Sht. Nën 23rd, 2024

Opozita dhe qytetarët mendojnë se masat janë të vonuara

Rritja e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve nga virusi Corona, bëri që Qeveria e Kosovës nga data 29 gushti të ashpërsojë masat anti-Covid. Opozita por edhe qytetarët mendojnë se masat janë marrë me vonesë.

Reagime pas vdekjes së 36 pacienteve kanë nis nga analistë dhe personalitet të tjera edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë, qytetarët mendojë se fajtor për këtë gjendje janë vetë ata dhe jo qeveria.

Anëtarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavilecit po i duken të vonshme.

Ai ka akuzuar ekzekutivin edhe për menaxhim jo të mirë të pandemisë.

Stavileci: Përsëri po e themi që inprovizimet nuk i bënë mirë askujt

“Përsëri po e themi që inprovizimet nuk i bënë mirë askujt, bizneset, punëtorët, arsimtarët, nxënësit dhe gjithë njerëzit e prekur nga pandemia tashmë po i bartin pasojat dhe në mungesë të menaxhimit të pandemisë apo të themi më mirë në mungesë të menaxhimit të plotë kemi ardhur në këtë situatë e cila tani më shihet si një alarm me vonesë tek qeveria e cila e kishte gjithë kohën e duhur për t’i ndërrmarë të gjitha masat dhe jo që tani gjithçka në vendin tonë të shihet si tragjedi sepse humbjet e jetëve që na kanë ndodhur ditëve të fundit dhe duke parë që Kosova renditet në bazë të gjitha statistikave të instituteve me renome botërore që e përcjellin pandeminë në vendet më të larta, disa prej tyre jemi të parët, pra fatkeqësisht e përkundrazi duke ditur popullatën tonë, duke ditur që jemi popullatë e re në moshë ne kemi pasur një përparësi natyrore që të renditemi të parët nga lartë por të parët nga poshtë,” ka vlerësuar ai.

Ndërkohë, disa nga qytetarët po i përkrahin këto masa. Osman Osmani tregon, se më herët ka pasur masa edhe më të rrepta, por që rritje e infektimeve ka bërë që të merren këto masa të caktuara.

Osmani: Ka qenë koha e fundit për masa

“Përpara kam dëgju që ka pasur ankesa që janë ndërmarrë masat me kohë dhe kanë qenë të ashpra. Më duket që rritja e numrit të infektuarve të rasteve të vdekjes, varianti i ri që i rrok grupmoshat më të reja tregon që ka qenë koha e fundit me ndërmarrë masa të caktuara. Mua më duket që kjo puna e pandemisë është një problem global, nuk është diçka që e prekë vetëm Kosovën, sigurisht që qeverisja e ka përgjegjësinë kryesore, vërehet që gjatë tërë pandemisë vërehet një papërgjegjësi totale e vetë qytetarëve por jo vetëm e njeriut të thjesht por edhe bizneseve, zyrtarëve, ndërmarrësve në këtë drejtim. Ajo çka mua më ka ra në sy si këtu si në vende të tjera barrën kryesore të pasojat kryesore të pandemisë i bartin njerëzit e thjeshtë, kryesisht punëmarrësit, bizneset gjejnë mënyra për t’i kompensuaar humbjet e caktuara, mbështeten edhe nga shteti në shtete të tjera, besoj edhe në Kosovë pjesërisht. Mirëpo ata që marrin gjoba, ata që mbesin pa të ardhura pa pagë, që humbin vende të punës, janë kryesisht punëmarrësit”, ka deklaruara ai.

Po ashtu, ai shton se në bazë të zhvillimit të vendit, masat janë mjaftë adekuate.

Osmani: Masat duhet të jenë të matura

“Në përputhje të zhvillimit të pandemisë besoj që edhe masat duhet të jenë adekuate në bazë të zhvillimit, besoj që ato gjithmonë duhet të jenë të matura duhet me pas parasysh shumë aspekte, edhe ashtu ne kemi probleme me ekzistencë, shumë ekonomi janë të ngarkuara, pagat nuk arrijnë t’i mbulojnë harxhimet elementare, minimumi jetik nuk është i garantuar askund, kështu që unë mendoj që të gjitha këto aspekte duhet t’i kenë parasysh, më shumë duhet me investuar për mendimin tim në përmbajtjen e masave që kanë qenë. Unë kam parë këtu me muaj të tërë pa maska, këto restorantet këtu përballë i kam parë tavolinat pa alkool, kanë pasur pije të llojllojshme, bile edhe i kanë ngrit çmimet, si shembull birrës nga 1.50 në 2 euro por alkooli ka munguar dhe kanë thënë nuk kemi mundësi. Inspeksioni, kontrolli duhet të bëhet aty ku është mundësi e infektimit të madh, jo te një njeri i pafuqishëm me ia dhënë një gjobë. Unë kam dëgju që janë ndarë shumë gjoba, ka pas edhe peticion për faljen e gjobave të njerëzve të thjeshtë. Ndërsa ata që janë përgjegjës që kanë mundësitë t’i përmbahen atyre. Por kryesish është ekzekutivi ai që duhet të garantojë edhe zbatimin e masave në mënyrë proporcionale të gjithë qytetarëve,” ka thënë ai.

Kurse, Kujtim Lushaj nga diaspora thotë se fajin për rritje të numrit të infektimeve nuk e ka ministri por vet qytetari.

Po ashtu, ai masat e reja të qeverisë i vlerëson në mënyrë mjaftë pozitive.

Lushaj: Janë masa që do të duhej më herët

“Unë i vlerësoj pozitivisht, janë masa që do të duhej më herët bile të ndërmerreshin, lidhur me këtë gjendje kogja të rëndë që është tash në Kosovë e fajësojë mbi 99% vetëdijesimin shumë të ulët të qytetarëve të Republikës së Kosovës, unë jetoj jashtë por kam ardhur në pushim qe dy muaj, çfarë kam parë këtu është tmerr, askush absolutisht nuk ka kujdes, vetëdijesimi i ulët, nuk i intereson askujt asgjë nëpër dasma, ahengje nëpër diskoteka nëpër klube, nëpër lokale në autobusë pa maskë, nëpër taksi pa maskë, kjo është e turpshme është e tmerrshme dhe është tragjikomike Pastaj qohemi dhe e fajësojmë ministrin, absolutisht ministri s’ka faj, kryeministri është i mrekullueshëm. Qeveria duhet të dënojë shumë rëndë, ai që nuk zbaton rregullat, masat duhet të dënohet,” ka deklaruar ai.

Masat e reja të qeverisë kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme deri më datë 13 shtator 2021.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *