Enj. Sht 19th, 2024

Orari i çerekfinaleve të Superkupës

Qyteti i Prizrenit do të jetë mikpritës i Superkupës së Kosovës në basketboll.

Spektakli i basketbollit do të fillojë në qytetin e bukur dhe historik.

Pasi janë caktuar çiftet çerekfinale, tashmë dihet edhe orari i ndeshjeve, që zhvillohet më 7 dhe 8 shtator.

Më 9 shtator do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa finalja më 11 shtator. Në ndeshjet çerekfinale, fituesja e Kupës, Superkupës, por edhe kampionia Trepça do të ndeshet me Borën, që ka hyrë nga Liga e Parë, derisa Sigal Prishtina do të ndeshet me Vëllaznimin.

Të dielën sfidë interesante shihet mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit e Bashkimit. Orari7 Shtator E shtunë 17:00 Trepça – Bora 20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi8 ShtatorE diel17:00 Peja – Proton Cable Prizreni 20:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *