Die. Nën 24th, 2024

Orari për gastronomët zgjatet nga e mërkura

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka njoftuar të gjithë gastronomët, hotelierët, pronarët e sallave të dasmave, pronarë të pishinave, klubeve të natës, dhe çdo sektor tjetër se zgjatja e orarit do të bëhet deri në ora 01:00 pas mesnate.

Po ashtu, edhe numri i të ftuarve në hapësirat e mbyllura të jetë deri në 300 persona.

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur pas takimit në mes përfaqësuesve të tyre dhe ministrit të Shëndetsisë, Arben Vitia.

“Ky vendim pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkure/14.07.2021. Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falënderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve”, thuhet në njoftim

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *