Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të shkrimtarit, Ismail Kadare.
Në llogarinë zyrtare të presidencës në Facebook, janë publikuar pamje brenda Teatrit në Tiranë, teksa Osmani bën homazhe para arkivolit të poetit të madh shqiptar i cili mbylli sytë përgjithmonë, më 1 korrik.
Para pak minutash, arkivoli me trupin e Kadaresë është nisur drejt varrezave.